Aktualitet

Rama zbulon çfarë bisedoi me Presidentin Joe Biden



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:27 - 01/07/22 |
Opi Nion

Në konferencën e sotme për mediat Kryeministri Edi Rama zbuloi disa detaje nga biseda që pati me presidentin amerikan Joe Biden, me të cilin u takua gjatë samitit të NATO-s në Madrid.

Rama zbuloi se me të diskutoi për organizimin e diçkaje të përbashkët meqë jemi në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me SHBA.

“Unë jam i përfshirë në çdo bisedë edhe me ju, por thelbi është pak a shumë vlerësimi për Shqipërinë për rolin e Shqipërisë sidomos në KS. Dhe nga ana tjetër biseda për nevojën që të organizojmë diçka së bashku meqë jemi në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me SHBA. Nuk mund t’ju them më shumë detaje, por ky ka qenë thelbi i bisedës. Të shohim nëse do të arrijmë të organizojmë diçka për 100 vjetorin. Kjo mbetet të diskutohet nga stafet sepse kështu u la”.

Pas