Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas takimit me Ruçin, opozita në parlament nuk pranon të votojë reformën

2020/06/10 at 10:29 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas takimit me Ruçin, opozita në parlament nuk pranon të votojë reformën

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua sot me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, siapas kërkesës së tyre, për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore.


Në takim ishin të pranishëm Myslim Murrizi, kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat, Nimet Musai, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Pavarur, dhe Edmond Stojku, kryetar i Grupit Parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”.

Përfaqësuesit e opozitës parlamentare i paraqitën Kryetarit të Kuvendit objeksionet e tyre për propozimet e Këshillit Politik për kryerjen e reformës zgjedhore, implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për depolitizimin e  administratës zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe nënvizuan se këto ndryshime duhet të shqyrtohen e votohen në Kuvend, i cili, si organ ligjvënës është  është institucioni legjitim për të realizuar reformën zgjedhore.

Ruçi vlerësoi produktivitetin dhe  kontributin e grupeve parlamentare të opozitës në realizimin e reformave të rëndësishme në vend, si Reforma në Drejtësi, votimi i ligjeve me shumicë të cilësuar, zgjedhja e anëtarëve të institucioneve të reja të sistemit  të drejtësisë etj. dhe nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni legjitim për kryerjen e reformës, duhet dhe do të respektojë sensibililitet e të gjithë grupeve parlamentare për realizimin e ndryshimeve ligjore në kuadrin e Reformës Zgjedhore.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Muslim Murrizi tha për mediat në dalje të kryesisë së Kuvendit se janë në pritje të takimit me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, nëse nuk arrihet një dakordësi nuk do ta votojnë reformën, që Murrizi e quajti arnim.

“Askush brenda apo jashtë institucioneve legjitime nuk tallet me sovranitetin e votës tonë dhe mandatin e deputetit që ne kemi marrë. Po presim Ramën në respekt që ai të na kthejë përgjigje. Ne nuk mund të rrinim për të vazhduar normalitetin, aq më tepër kur prioritet i parlamentit është reforma zgjedhore dhe jo arnimet për të lënë në fuqi marrëveshjen e 2008. Nuk është tagri im të merren me sharlatanë që kërkojnë të marrin poste. Unë jam deputet dhe nuk do ta votoj arnimin nëse nuk merren parasysh listat e hapura, depolitizimin e administratës dhe votën e emigrantëve”, tha Murrizi.

Nimet Musai tha se në ditët në vijim mbetemi besimplotë që rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të Bundestagut do të realizohen.

“Ka qenë një takim i ngrohtë me kryetarin e parlamentit, shprehëm vlerësimin për mikpritjen që na bëri. I shprehem kryetarit të parlamentit që këshilli politik nuk e arriti qëllimin për të cilin u mblodh. Produkti  i kërkuar nga shoqëria shqiptare nuk u arrit. Nuk kemi bojkotuar konferencën por jemi këtu për të dhënë një mesazh pozitiv, po presim kryeministrin e vendit për t’i thënë që jemi ne deputetët që do votojmë komisionin e reformës zgjedhore, listat e hapura. Nuk do ta votojmë produktin e këshillit. 31 deputetë nuk do ta votojnë këtë produkt. Në ditët në vijim mbetemi besimplotë që rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të Bundestagut të realizohen, kemi kohë”, deklaroi Musai.

Edmond Stojku tha se opozita parlamentare nuk do të marrë pjesë në komisione deri sa të zhvillojnë takimin me kryeministrin Edi Rama.

“Desha të flas dhe unë dy fjalë. Ne jemi përfaqësues të institucionit më të lartë të vendit, Kuvendit dhe jemi të detyruar të veprojmë institucionalisht. Kërkuam takim me faktorët ndërkombëtarë, ata na pritën, ne dhamë opsionet tona. Kërkuam takim dhe me kryetarin e Kuvendit që po ashtu na priti për të dhënë mendimin tonë dhe të shoqërisë civile. Kemi dy elementë të rëndësishëm të kësaj reforme, faktorët dhe aktorët. Kemi një listë të 39 deputetëve të firmosur para 1 viti dhe të rifirmosur para një jave që janë për ndryshimin e kodit zgjedhor që do t’i japë fund establishmentit, dy bajraqeve.

Ne kërkojmë takim me kryeministrin Rama dhe duke e pritur, morëm vendimin të mos vazhdojmë më mbledhjet e komisioneve parlamentare pasi nëse nuk takojmë dot të gjithë faktorët ne nuk jemi në gjendje të japim një produkt të mirë. Kemi ardhur për të mirë të popullit shqiptar”, deklaroi Stojku. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Studimi, kur do të largohet koronavirusi nga Shqipëria

Covid-19/ Dita me më shumë raste të reja në Shqipëri

Peticioni i Lidhjes shqiptare të Gjirokastrës drejtuar fuqive të mëdha

Peticioni i Lidhjes shqiptare të Gjirokastrës drejtuar fuqive të mëdha

Shërohet pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri

Covid-19/ Rriten të shëruarit por shtohen pacientët në terapi intensive
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}