Sport

Pas humbjes me Tiranën, Partizani shkarkon trajnerin Lerda


               Publikuar në : 19:44 - 14/12/19 |
Al Do

Humbja e djeshme me Tiranën i ka kushtuar pankinën trajnerit të Partizanit, Franco Lerda.

Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, klubi i Partizanit bën të ditur se sot trajneri italian është shkarkuar nga presidenti Gazment Demi.

Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda. Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, shkruhet në postimin e Partizanit në Facebook.

Aventura e Lerdës me të kuqtë e kryeqytetit nuk arriti të zgjasë më shumë se 6 muaj. Ai u emërua në krye të pankinës më 17 qershor por rezultatet e arritura mesa duket nuk kanë kënaqur drejtuesit e klubit.

Pas 15 javësh këtë sezon Partizani numëron 25 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë në renditje. /Opinion.al

Pas