Sport

Tjetër trajner i shkarkuar në Superiore, Lerdën e ndjek Shkëmbi


               Publikuar në : 20:11 - 14/12/19 |
Al Do

Shkarkimi i Fanko Lerdës nga stoli i Partizanit e ka ndjekur një tjetër shkarkim.

Teuta ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin Bledi Shkëmbi pas humbjes me Kukësin.

Lajmin e ka bërë publik vet klubi në faqen zyrtare në Facebook.

“Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Bledi Shkëmbi.Falenderojmë tranjerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë.”, shkruan klubi i Teutës.

Humbja e sotme 4-0 me Kukësin mesa duket është përjetuar rëndë nga drejtuesit e klubit.

Ish-kapiteni Skënderbeut mori drejtimin e durrsakëve në qershor të këtij viti dhe duhet përmendur se në 15 ndeshjet e këtij sezoni në krye të pankinës së Teutës, Shkëmbi ka pësuar vetëm 3 humbje dhe ekipi megjithëse ndodhet në vendin e 7-të, ka vetëm 5 pikë diferencë nga vendi i parë dhe 3 pikë nga zona e Europës. /Opinion.al

Pas