Kryesore

Pas emisionit, përplasje fizike mes Salianjit dhe Ralf Gjonit


               Publikuar në : 00:08 - 19/04/19 |
geliano fataj

Përplasjen në studio e kanë vazhduar dhe jashtë saj.

Siç mëson Opinion.al ish-deputeti Ervin Salianji është përplasur fizikisht me deputetin e ri të dalë nga lista e LSI, Ralf Gjoni.

Një burim nga Top Channel tha se pas mbarimit të emisionit Open, Salianji ka goditur deputetin Gjoni.

Më pas stafi teknik dhe të ftuarit e tjerë kanë ndëhyrë për të mos lejuar që sherri të agravonte.

Më herët gjatë emisionit ata kanë patur një debat të ashpër.

Debati shpërtheu kur Salianji i kujtoi Gjonit episodin e bojës.

“Mos guxo më të ma kujtosh më atë moment. Unë kam familje, turp të kesh! Nuk bëhet fjalë për bojën, por është agresion fizik ndaj familjes sime nga njerëz që zënë pritë në hyrjen e banesës sime. Mos guxo më Salianji të më përdorësh atë episod kriminal për të më kërcënuar”, tha Gjoni.

Salianji u përgjigj: “Unë kam turp që dal në të njëjtin ekran me ty, por çfarë të bëj! Ti je budalla! Ti je aty për të marrë një rrogë dhe kaq. Mos ma trash zërin mua se e ke të hollë”.

“Unë ta trash ty dhe kryetarit tënd”, ia ktheu Gjoni./Opinion.al

Pas