Sport

Ekipet favorite kalojnë turin në Europa League, ja gjysmëfinalet


               Publikuar në : 08:59 - 19/04/19 |
b.f

Përveç Eintracht Frankfurt që arriti të përmbysë disavantazhin 4-2 të ndeshjes së parë me Benficën duke fituar 2-0 në Gjermani, ndeshjet e djeshme të Europa League nuk rezervuan surpriza.

Arsenali fitoi me meritë përballë Napolit në Itali, derbin spanjoll mes Valencias dhe Villarealit e fituan valencianët me rezultatin 2-0, ndërsa Chelsea mundi 4-3 Slavia Pragën.

Gjysmëfinalet janë Arsenal-Valencia dhe Eintracht Frankfurt-Chelsea, të cilat do të zhvillohen në 2 dhe 9 Maj, ndërsa finalja e madhe e Europa Ligës është programuar në stadiumin Olimpik në Baku të Azerbajxhanit në 29 Maj./Opinion.al

Pas