-Kulturë

“Legjioni i Nderit” për Michel Houellebecq, shkrimtarin kontrovers francez


               Publikuar në : 09:05 - 19/04/19 |
b.f

Shkrimtari francez Michel Houellebecq është nderuar me titullin “Legjioni i Nderit”, titulli më i lartë në Francë.

63-vjeçari Houellebecq është ndër shkrimtarët më të njohur por njëkohësisht edhe më kontroversë në Francë, pasi shpesh herë veprat e tij akuzohen për misogjeni, racizëm dhe islamofobi.

Titullin e lartë “Legjioni i Nderit” ia akordoi presidenti Emmanuel Macron gjatë një ceremonie në pallatin “Elize” në Paris, ku mori pjesë edhe ish-presidenti Nicolas Sarkozy.

Houellebecq njihet ndryshe edhe si “shkrimtari profet”, pasi në librat e tij arriti të parashikojë sulmet terroriste në Paris mbi redaksinë e gazetës satirike “Charlie Hebdo” apo edhe protestat e fundit të jelekverdhëve në Francë./Opinion.al

Pas