Bota

Vrasjet etnike, e gjithë qeveria e Malit jep dorëheqjen


               Publikuar në : 09:13 - 19/04/19 |
b.f

Kryeministri i Malit Soumeylou Boubeye Maiga dhe e gjithë qeveria është dorëhequr rreth një muaj pas vrasjes së 160 njerëzve të etnisë fulani në fshatin Ogossagou.

Fulanët janë një etni nomade që kryesisht merret me rritje bagëtish, por që vitet e fundit është sulmuar shpesh pasi akuzohet për lidhje me ekstremistët islamikë.

Të dyshuarit kryesorë për ngjarjen janë njerëzit e komunitetit etnik dogon, që shpesh lufton me fulanët për territor dhe ujë.

Nuk ka ende një motivacion zyrtar për dorëheqjen e qeverisë së Malit, por parlamenti para disa ditësh diskutoi mundësinë e një mocioni mosbesimi ndaj kryeministrit për shkak të ngjarjes së Ogossagou, të paaftësisë së qeverisë për të çarmatosur milicinë etnike dogon dhe mungesën e reagimit ndaj rritjes së terrorizmit islamik./Opinion.al

Pas