Politikë

Pas Berishës, një tjetër deputet i PD ulet në karriget e socialistëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:57 - 22/09/22 |
Opi Nion

Ulja në Kuvend e  kryetarit të PD, Sali Berisha në rreshtin ku qëndrojnë deputetë e PS shkaktoi reagime të forta nga ana e mazhorancës.

Minsitrja Elisa Spiropali dhe Taulant Balla shpërthyen në akuza dhe ironi ndaj Berishës, pasi ky i fundit tha se u ul në vendet e deputetëve të PS për t’u treguar qytetarëve socialistë se mbështeten vetëm nga PD.

Por, pas Berishës, një tjetër deputet është ulur në rreshtin ku qëndrojnë ata të PS në parlament.

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj është fotografuar ndërsa ishte “kokë më kokë” me deputetin e Partisë Socialiste Pandeli Majko duke diskutuar.

Nuk është e qartë se për çfarë kanë diskutuar dy deputetët politikisht kundërshtarë, por biseda e tyre zgjati pak minuta./Opinion.al

Pas