Aktualitet

Pas 8 orësh, përfundon intervistimi i Ali Ahmetit në Prokurorinë Speciale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:06 - 02/09/20 |
Opi Nion

Ka përfunduar për sot intervistimi i Ali Ahmetit nga Porkuroria Speciale.

Kreu i BDI është u mor në pyetje nga Prokuroria Speciale në ndërtesën e Eulex në Prishtinë. Intervistimi i Ahmetit, në cilësinë e dëshmitarit ka zgjatur për më shumë se tetë orë, ndërsa burime për Klan Kosova citojnë se ai do të jetë gjithashtu edhe nesër në një seancë pyetjesh.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, i cili është edhe kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut ka nisur intervistimin në orën  9 e 30 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa ende kabineti i tij nuk kanë dhënë detaje për këtë proces.

Ftesa nga Specialja për kreun e BDI kishte shkuar në muajin korrik të këtij viti, ndërsa ai u shpreh i gatshëm për t’u paraqitur përpara Zyrës së Prokurorit Special./Opinion.al

Pas