Bota

Silivio Berlusconi infektohet me Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:59 - 02/09/20 |
Opi Nion

Silivio Berlusconi është prekur nga koronavirusi dhe ndodhet në izolim. Lajmin e ka bërë të ditur Forza Italia përmes një komunikate.

“Presidenti Berlusconi ka rezultuar pozitiv nga SARS-COV-2 . Ai vazhdon të punojë në rezidencën e tij në Arcore ku do të kalojë periudhën e izolimit. Në çdo rast, ai do të vazhdojë të mbështesë kandidatët e Forza Italia në zgjedhjet administrative”, thuhet në komunikatë.

Edhe mjeku i Berlusconit, Alberto Zangrillo ka konfirmuar infektimin. “Është asimptomatik dhe ndodhet në izolim në Arcore”, ka thënë ai./Opinion.al

 

Pas