Bota

Rekord absolut në testime, rriten rastet në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:40 - 02/09/20 |
Opi Nion

Italia ka shënuar rritje të numrit të infektimeve nga Covid. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 1.326 persona të prekur, ndërsa dje ishin 978. Kështu numri total i të prekurve, që në nisje të pandemisë arrin në 271.515 persona.

Zona me më shumë raste mbetet Lombardia me 237 raste të reja, e ndjekur nga Veneto me 163, Lazio dhe Campania.

Ndërkohë 6 pacientë kanë humbur jetën, nga tetë që ishin një ditë më parë duke e çuar në 35 497 numrin e viktimave që në fillim të pandemisë.

Italia ka shënuar edhe rekordin absolut të testimeve brenda një dite, duke kryer 102.959 tamponë./Opinion.al

Pas