Aktualitet

Pas 5 muajve, dosja e Tahirit mbërrin në Apel, sot hidhet shorti


               Publikuar në : 10:56 - 20/02/20 |
Al Do

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme të Apelit dosjen ndaj Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela.

Ish-ministri i Brendshëm u shpall fajtor për “Shpërdorim detyre” dhe u dënua me 3 vite shërbim prove. Ky vendim i gjykatës u apelua nga avokatët e Tahirit por edhe nga organi i akuzës.

Dosja është dërguar me 5 muaj vonesë në Apel pasi sipas procedurave ligjore duhej bërë njoftimi i të gjitha palëve. Konkretisht, është pritur deri sa Jaeld Çela, i cili është ende në kërkim, të njoftohet përmes avokatit të tij.

Mesditën e sotme do të hidhet shorti për të përcaktuar gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen në Gjykatë e Posaçme të Apelit. /Opinion.al

Pas