Aktualitet

Pas 20 orësh diskutime, Kuvendi miraton qeverinë “Rama 3” me 77 vota pro


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:06 - 17/09/21 |
Opi Nion

Pas një seance maratonë me shumë diskutime Kuvendi miratoi qeverinë “Rama 3”.

Ligjëvënësit votuan me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim qeverinë dhe programin e socialistëve për katër vitet e ardhshme.

Seanca plenare nisi ditën e djeshme në orën 10:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pas miratimit në Kuvend pritet edhe betimi në Presidencë i kabinetit të ri qeveritar.

Seanca u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i PD Lulzim Basha dhe deputetët e PD kanë refuzuar të flasin pa praninë e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, duke krijuar dhe tensione, dhe duke ndërprerë disa herë seancën./Opinion.al

Pas