Ka perfunduar java e 9-te e Kategorise Superiore ne futboll. Partizani ka mundur ne Durres ekipin e Teutes me rezultatin 1-0 duke qendruar ne krye te klasifikimit ne perfundim te fazes se pare te kampionatit me 25 pike te grumbulluara. Ndeshja eshte vendosur ne minuten e 73 nga goli i Trashit. Ka spikatur ne kete ndeshje lojtari Bardhi i Partizanit qe cilesohet nje nga talentet e se ardhmes. Ndeshja eshte karakterizuar nga nje lufte e forte. Portieri i Partizanit Alban Hoxha u shoqerua ne spitalin e Durresit pas nje nje demtimi ne nofull, nderkohe qe te lenduar nga perplasjet ne fushe mbeten dhe lojtaret Kalari dhe Krasniqi. Ne mesdite Tirana ka mundur Kukesin me rezultatin 2-1 duke u kthyer te fitorja pas disa javesh mungese.