Aktualitet

Një rrëfim për Bushatin, Frangajn, Lagunën Blu dhe veten time!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:28 - 01/11/15 |
b.f

Nga Blendi Fevziu

I dashur Bushat,

Lexova dje intervistën tënde për problemin e Lagunës Blu dhe raportin me Aleksandër Frangajn. Nuk kam dashur asnjë moment të hyj në atë debat dhe as më pëlqen të merrem. Por pasi lexova sot një shkrim të Andi Bejtes, besoj se është më mirë dhe shumë më në ndihmë të publikut t’i them ca gjëra. Nuk po bëj as intervistë, as shkrim dhe as deklaratë. Po të drejtohem direkt me bindjen se të vërtetat janë të vërteta vetëm kur thuhen deri në fund. Edhe pse qenia njerëzore është gjithnjë e prirur ta shohë padrejtësinë në një drejtim. Sheh vetëm padrejtësinë që pëson dhe rrallë, ose thuajse kurrë, padrejtësinë që vetë bën ndaj tjetrit. Nganjëherë edhe padashje.

Do doja të të shkruaja për dy gjëra, problemin e gazetarisë në Shqipëri dhe Lagunën Blu, ku që prej 13 vitesh kalojmë pushimet e verës të dy! Do shkruaj shkurt, për të mos i humbur argumentat. Nuk po shoh t’i lëmoj frazat dhe as do merrem me citime sepse e di që kjo është e gjitha një gjë aq e shëmtuar sa çdo rregullim do të na bënte të dukeshim edhe më të shëmtuar në sytë e publikut.

Por e nis me gazetarinë!

Ti thojë që pyetjet ishin alla Sandër. Thoje edhe që nuk ishin dhënë akuzat dhe nuk mund të jepej një reagim i Sandrit. Po, ke të drejtë. Në kemi dhënë një lajm 4 ditë më parë për sherrin tek laguna Blu, duke cituar banorët, PD dhe Qeverinë. Kaq. Mund të kishim dhënë edhe më shumë, por nuk dhamë. Por as media të tjera nuk i kushtuan ndonjë rëndësi të madhe. Do të ta them edhe shkakun përse nuk dhamë por më poshtë. Sa për pyetjet ato ishin standart, të njëjta me të Frangajt dhe s’kishin lidhje me ndonjë qëndrim të caktuar. Ti nuk e imponon dot pyetjen dhe ke një jetë që thua nuk ka pyetje të fajshme. Po kjo s’ka asnjë rëndësi. Po kthehem tek qëndrimet.

I dashur Bushat, çdo gjë në botë është krahasuese. Ti thua gjithnjë që unë nuk matem me ambientin, por me parimet e mia. Unë po matem me ambientin. Me gjej një tjetër media në Shqipëri që sapo boton intervistën e drejtorit të Klan ku ajo është pjesë, të çon edhe ty pyetjet për përgjigje. Më gjej një media tjetër në Shqipëri, ku ti thua çfarë të duash për pronarin. Madje edhe gjëra për të cilat nuk je i bindur. Më gjej një rast të ngjashëm me OPINION ku kushdo që vjen thotë çfarë do madje edhe kundër meje, live në TV. Një media tjetër ku drejtuesi lexon edhe komentet kundër tij të cfarëdo lloji qofshin ato. Në fakt kjo nuk është ndonjë meritë, është thjeshtë detyrim, por më thuaj sa media e bëjnë këtë në Shqipëri?! Në sa media mund të flasësh kundër pronarit, drejtuesit, dhe kujtdo tjetër?!

Më flisje për qëndrimin që duhej të mbaja unë si gazetar. Ti dhe Frangaj keni qenë miq përpara meje, keni një raport tuajin dhe mua s’më takon të futem në mes. Më takon vetëm t’ju jap të njëjtën hapësirë edhe pse më vjen keq që e gjitha shkoi në këtë drejtim. Tani po i kthehem gazetarisë.

Bushat, unë dhe ti kemi mëkatet tona. Po i kemi. Ti mund të më thuash mua se nuk kam dhënë qëndrimin tënd për Lagunën Blu. Unë mund të të pyesja përse në gjithë këto ditë nuk ke asnjë shkrim dhe asnjë lajm për tenderin e Dializës?! Madje as kur e denoncon Jozefina Topalli? Përse në një moment nuk shkruajte asnjë rresht për Fullanin, madje edhe kur e dije situatën e tij?! Përse nuk u shkruajt asnjë rresht për kompanitë e tjerë që mblidhnin borxhet e CEZ veç DIA? Përse nuk the asnjë gjë për kompanitë e interkonjeksionit, edhe kur një gazetare shumë e njohur e OPINION u konfliktua? Këto kam parë unë dhe mund të ti rendisja. Por se kam bërë se më është dukur pa sens. Gazetaria nuk bëhet me ca detaje që mund të bjerren edhe nga mungesa e profesionalizmit apo ajo e vëmendjes, por nga thelbi! Kthehemi tek Thelbi.

A ke thënë ti, por edhe unë, ndonjë fjalë për fenomenin e shitjes së gazetarëve? Për biznesin e ndyrë të atyre që përdoren nga politika kundrejt shpërmblimeve? Ti dhe unë kemi parë bashkë një listë gazetarësh nga shumë të njohur e deri anonimë që paguhen nga një parti politike në qeveri. Madje edhe miq të mitë e të tutë. E kemi folur me dhjetra herë atë listë, por jemi ngushëlluar me faktin që ne nuk jemi aty. Madje që askush nuk është afruar as të na ofrojë diçka. Po kjo nuk mjafton. Sepse ne njihemi që prej 30 vitesh dhe ti e di që unë s’kam dashur kurrë për përfitoj nga statusi i gazetarit dhe besoj e kam bindjen se as ti e disa të tjerë nuk e kanë bërë këtë. Madje për ty ka qenë më e vështirë sepse me mua fati ka qenë më bujar. Pronat e vjetra të familjes sime kanë qenë të shumta dhe ato fare pak që arritën të na kthehen më kanë mundësuar një jetë pa kokëçarje. Dhe pa pasur nevoje të tundohem. Ti se ke pasur këtë ndihmë. Por a ekziston kjo gjobvënie? Ky presion ndaj bizneseve nga gazetarë që janë kthyer thjeshtë në grabitës dhe shantazhues?! Nëse po, thuaji emrat e tyre! A paguhen këtë njerëz me eurot që politikanët ju marrin atyre që fusin në punë si mësues dhe infermierë. A janë bërë këta grabitësit direkt të kursimeve të qytetarëve të mjerë, të cilët duhej ti ndihmonin dhe t’ju bëheshin avokat? Hap gazetat dhe shih emisionet ku nuk thuhet asnjë fjalë për ndonjë poltikan që e njohim mirë ne të dy. Hap portalet dhe emisionet e shih që nuk përmendet asnjë nga kriminelët që janë në parlament apo të fortët që po shkatërrojnë këtë vend. E pra, unë flas çdo natë për ta, me emër dhe direkt. Ndaj nëse ke kriter në një drejtim, duhet ta kesh edhe në tjetritn.

Po këtu, mos ngatërro raportet miqësore me ato të punës. Kritika jote e vazhdueshme ka qenë miqësia ime disa vjeçare me Sali Berishën. Po, unë e kam pasur mik Sali Berishën dhe ajo ka qenë një miqësi që më ka lënë mbresë. Por ti e di që Sali Berisha është pyetur më ashpër se në çdo studio tjetër në studion time! Këtë e ke në You Tube dhe e vërteton çdo moment. Ti e di që miqësia ime me Berishën u prish prej emisionit Opinion. E di po aq mirë që 8 muajt e fundit të qeverisjes së tij qenë shumë të vështira për mua profesionalisht, por unë nuk lëshova asnjë gjë nga emisioni. Dhe nuk u qarravita kurrë, as u ankova publikisht. Dhe nuk do ta bëj në asnjë rast. Me vjen keq për një miqësi të humbur, por në jetë miqësitë edhe rrallohen edhe firohen.

Aleksandër Frangajn e kam po ashtu mik. Nëse miqësia me të do fironte një ditë, do ikja po aq qetë, pa u ankuar e pa ngritur zërin për asgjë. Sepse midis miqësisë dhe profesionit, unë kam zgjedhur këtë të dytin. Me gjithë koston që ka kjo. Petro Marko, pak kohë përpara se të vdiste më pat thënë: {do gjë të lë në jetë veç veprës tënde. Isha student atëherë. Sapo kisha bërë shkrimin e parë dhe e takova falë Xhevahir Spahiut. Mbase as emrin s’ma mësoi, por më dha një mësim që s’do ta harroj kurrë. Ndaj unë, i qëndroj veprës sime. Gjykoje atë po deshe dhe krahasoje me këdo.

Dhe e fundit, Laguna Blu.

Nuk kam dashur të përfshihem në atë histori dhe kam hequr dorë prej vitesh nga angazhimi aty. Unë kam qenë banori i parë i atij fshati në 2002. Ashtu si ti kam një apartament në katin e dytë. Vitin e parë shihja nga ballkoni një pamje të mrekullueshme, pa asnjë ndalim. Pastaj ata të katit të parë nisën të ndërtojnë gardhe, të rrethojnë toka dhe të zaptojnë territore. Nisën të ndërtojnë shtesa dhe të devijojnë rrugët. Të gjitha pa leje. Të gjitha në shkelje të ligjit. Nuk qenë hallexhinj. As njërëz të zakonshëm. Qenë dhe janë elita e këtij vendi. Po cila elitë në fakt? Të gjithë ne aty përfaqësojmë Shqipërinë që është sot. Ndërtues të mëdhenj, që kanë shkatërruar Tiranën duke zaptuar gjithçka. Janë 7 nga 11 ndërtuesit më të mëdhenj të Shqipërisë në atë fshat. Secili prej tyre me kate të tëra pa leje në mes të Tiranës. Shkelës ligji do thoshe ti. Biznesmëne të mëdhenj, tregtarë, që vijnë me makina 200 mijë euro dhe refuzojnë të paguajnë detyrimin komunitar prej 39 mijë lekësh në vit. Që 10 fishin e këtyre lekëve e lenë në tavolina ku dehin doganierët e shtetit, por nuk paguajnë atë rojen e fshatit që ikën në shtepi pa marrë 15 mijë lekshin për të cilin ropatet. Politikanë që thyejnë cdo rregull komunitar, gjyqtarë që e kanë rrënuar dhe e kanë futur këtë vend të konflikt me papërgjegjshmërinë e tyre, gazetarë që ankohen për të tjerët, por kurrë nuk shohin veten. Kush e ka thyer ligjin Bushat? Unë i pari! Ti i dyti! Të gjithë ne që jetojmë të privilegjuar atje. E di pse? Sepse ne kemi rrethuar dhe mbajmë ende në izolim, 6 vjet pasi ka dalë ligji një sipërfaqe prej 9 ha! E mbajmë sepse na bezdisin të tjerët. Jemi ne që kemi zënë rrugën e komunës për të dalë në det. Dhe e di, shumë prej atyre që protestojnë trokisnin në derën e Sandrit për të fituar këto privilegje. Për të mos hapçur rrugën, për të mos prishur rrethimin e fshatit. Një fshat milionerësh që refuzojnë të paguajnë 3000 Euro për të blerë ambientet e përbashkëta, Pishinën e fushat. Dhe që mos të paguajnë këto lekë shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të mos zbatuar ligjin. Merri një për një dhe shihi sa prej tyre janë bërë pronarë të mijëra metrave katrorë tokë komunitare edhe pse s’kishin asgjë. Bëji thirrje Kryeministrit t’i trajtojë edhe këta “Vip” –a si gjithë shqiptarët e tjerë! Ti nxjerrë të bëjnë plazh bashkë me të tjerët dhe të ndalojë izolimin e tyre Brenda një parajse të rrejshme. Ky ëhstë zbatim ligji. Për këtë unë them që Kryeministri është selektiv. Sepse në atë fshat banojnë disa ministra dhe ish Ministra. Ndaj ata nuk I prek ligji. Ajo është Shqipëria që kemi ngritur Andi. Shqipëria e fëmijëve të biznesmenëve, që qarkullojnë me makina sportive që bëjnë më shumë se sa merr rrogë një nëpunës gjatë gjithë jetës. Shqipëria e atyre që janë pasuruar mbi spekullimin dhe që shkeljen e ligjit dhe mos bindjen ndaj tij e dinë privilegj të statusit që kanë.

Ndaj e fillova nga vetja duke besuar se sa më shumë të flasim për këto gjëra, aq më mirë do ti bëjmë këtij vendi!

KOMENTO (44)

Shkruaj nje koment

  1. Blend, i re rreth e rrotull, por s the gje konkretisht..!! Me mire mos te shkruash fare, sepse ti je ushtar i Sandrit. Ju te Dy mbani njeri tjetrin. Nqs ka nje djal legen Shqiperia, ky eshte Sandri, nqs ka Dy, i shtohet edhe 2 K, nqs ka tre, shtohet Irfani, nqs ka 4 shtohet edhe Ndroqi… Por Ti, qe ngele ushtar i Sandrit dhe B’lepires reciprok i Kryeministrave, turp te te vije.. Te Laguna, skeni me moral qe te vini, jeni bere mocal, katran si Fullani. Shkurt je legen o Blend

  2. nuk u ngop sandri me kompani zaptoi tiranen do dhe lagunen tani. E po kesaj i thone qer hane me 14 duart, i ka ikur koha e afati asj lejes ndertmit. Gezoni ato qe keni rrembyer se 100 breza i keni siguruar 2 ml vend kane te gjithe vetem aty vihet shenja e = nuk do i merrni me vete

  3. fillojne e s’mbarojne hallet e popullit, ju te gjithe beni interesaten por gjithe ato prona ma ç’para i keni bere ? me rrogaaaa ? ? ?? ?

  4. Fevzi,me kete RREFIM qe bere,na tregon, qe gjithe gazetaret tane jeni,NJE OKE E PAK,NJE OKE PA PAK !!!Keni pare lista,dini gjera te tjera…….E c’ju duhet juve te publikoni e te nxirrni,emra …Duhet ta dini mire,qe ky eshte vetem nje GAZETAR SHQIPETAR

  5. Deshiroj te besoj,qe ky “shperthim” i juaj,z. Blendi,te jete njelloj vete-pastrimi per faje te vogla, dhe per te kerkuar llogari nga te tjeret per faje me te medha. Nese shqipetaret duan ta shpetojne vendin nga kjo katrahure duhet te te perkrahin pa reserv.

  6. Pergezime per rrefimin tend por nuk mendoni se ka ardhur koha ti deklaroni me emra e mbiemra te gjithe ata qe bejne piese ne ato lista. Ju lutemi te gjitheve ju qe jeni te paperfshire ne afera korruptive nuk mendoni se ka ardhur koha te flisni hapur troc dhe te beni dicka per keta shqiptare e te mbaheni mend si heronjte e ketij kombi qe cdo dite shkon keq e me keq.

  7. Blendi, nje detaj i rendesishem nga shkrimi yt: Ti dhe Bushati keni pare emrat e nje liste gazetaresh qe i paguan qeveria? Fantastike. Pse nuk e ndan edhe me ne popullin, qe ta dime kush e merr rrogen nga partia dhe na shitet si gazetar i pavarur. Kjo ne emer te besueshmerise tende si gazetar. Ti nuk je pjese e kesaj liste, dhe sic thua nuk ke nevoje qe partia te te paguaje, ngaqe ke prona.

  8. Edhe djallin kur nuk e ke parë, nuk thua dot që është i keq. Po tashmë, këtë djall jo vetëm individi-qytetar, por edhe publiku i gjerë e kanë parë dhe së bashku kanë vite që përballen me të. Ai është amoraliteti politik i komunikimit publik dhe vjedhja e burimeve publike , njëherazi një simbiozë dhe një sindromë që ka goditur dhe godet rëndë të drejtën dhe lirinë e individit. Ai i ka hequr legjitimitetinvetë shtatit dhe ka bllokuar funksionimin e tij. Ka asfiksuar ushtrimin e të drejtës së pronës dhe lirisë tregtare, nëpërmjet instrumentit të interesave të rëndomta personale, klanore politike dhe korruptive të dy pushteteve, atij shtetëror dhe mediatik,( të bërë së toku në “Lagunën Blu”, dhe jo vetëm) ku në këtë të fundit beni pjese, madje jeni si “vëllezërit siamezë”, Ju Blendi Fevziu dhe Aleksandër Frangaj.
    Krimi më i madh është dhunimi dhe degradimi, që i është bërë së drejtës dhe lirisë së individit, dinjitetit, personalitetit dhe profesionalizmit të tij.
    E drejta dhe liria e individit qëndron përpara së drejtës së grupit politik, biznesor dhe mediatik. Dhe aq më keq, kur kjo e drejtë e grupit përdoret si mjet i vjedhjes, shpifjes dhe mashtrimit për varfërimin, injorimin dhe përçudnimin e individit shqiptar.
    Çdo veprim i jashtligjshëm është faj dhe krim. Dhe ky mëkat i madh nuk shlyhet me një rrëfim në mes fajtorësh ( Ty dhe Bushatit ). Një largim publik nga “KLAN-i” do të ishte gjëja më shumë e ndershme që mund të bëje, nëse ndër rreshtat e rrëfimit tënd do të kishte sinqeritet dhe përgjegjësi, dhe jo rrufjanllëk bashkëfajtorësh.
    Pse ka FRANGAJ, FEVZI, BUSHAT, MANE, BERISHE, BASHE, METE, RAME, RISTAN, NOKE e tjerë, ka dhe “LAGUNE BLU”.
    Pse ka patur dhe ka “ LAGUNE BLU”, ka dhe GERDEC, 21 JANAR, “RRUGE TE NDYRE TE KOMBIT”, “CEZ” e tjerë.
    Mjerë ky vend në dorë të kujt ka rënë !

  9. Anje emer te atyre qe ke ne fshat nuk permende o Blendi. Çfare gazetari je ti? Ne shkrim thua :”Hap gazetat dhe shih emisionet ku nuk thuhet asnjë fjalë për ndonjë poltikan që e njohim mirë ne të dy. Hap portalet dhe emisionet e shih që nuk përmendet asnjë nga kriminelët që janë në parlament apo të fortët që po shkatërrojnë këtë vend. E pra, unë flas çdo natë për ta, me emër dhe direkt. Ndaj nëse ke kriter në një drejtim, duhet ta kesh edhe në tjetritn. Thuaji pra emrat e atyre ndertuesve, politikaneve etj qe kane ndertuar paleje.

  10. Nje like per shkrimin vetem kaq, pritet me shume. Jo per tu lene barten juve por ju keni ze dhe vend per tu degjuar e verteta por do te kisha dashur te kishit qene po kaq i vertete dhe i drejtperdrejt edhe kur ne studio me shume se disa here ke patur te ftuar Monika Kryemadhin duke na treguar si behen pushime te shtrenjta apo she deputete the gjithe kraheve qe na tregojne ái eshte te kalosh fundjavat neper shqiperi Ku ngado Kane nga nje shtepi. Apo dhe gazetare qe na japin leksione si jetohet he luks. She ju shpesh kerkoni emra the korruptuarish. Emrat i keni aty mund ti kerkoni edhe vete kurse ata qe mer ti ne emisionin Opinion nuk mund te tregojne veten. Kaq eshte Shqiperia ka pak te ndershem dhe me integritet the tjeret I Kane shkelur te gjithe nga pak e nga shume me ndere e favore she nuk ka the vertete te pakten mos helmoni brezin e ri me emisione fasade qe vetem fshehin te vertetat te pakten ata te ngelin te paster ne kete shoqeri pa moral ne kuptimin e vertete te fjales. Kemi nevoje qe dikush te ragoje neser edhe per ne qe sot zerin e kemi te mbytur. Uroj tju mbaje gjate ky sell per the thene te verteten

  11. Fevzi. Vertet nuk e kupton se ca ka ndodh gjithe keto vite dhe cfare eshte duke ndodhur . . . .kjo e jotja tani, ky rrefim i shume vonuar . . . eshte nje reflektim dhe vetem kaq. E keqla me e madhe qe eshte bere dhe vazhdon te behet, se te gjithe i largohen te vertetes, thelbit te gjerave, ku ti dhe emisioni yt – Opinion dhe jo vetem, jeni ne funksion te gjithe kesaj qe ndodh ne Shqiperi, pra nje devijim i te vertetave, fakteve, ngjarjeve dhe krimeve dhe e di nje gje : SE TE GJITHA KETO BEHEN KASTILE, jo se ju, ne, te gjithe nuk i kuptojme. Kjo gje do vazhdoje deri sa te shkrihet ky vend dhe jemi gati dy tre hapa se te ndodhi shkaterrimi final, ose e keqja me e vogel, shqiptaret do vazhdojne te terhiqen zvarre, te rraskapitur, te uritur, pa dinjitet, pa pasuri dhe ku femijet (flase per ata femije te shumices, jo te vipave) do enden pa busull dhe pa dinjitet, kaotik neper bote.
    Megjithate ky rrefim eshte hapi i pare, vazhdo thelloje ti bashke me miqte e tu dhe nese do te besh emisione me te vertete ku e vertete dhe vetem ajo te jete, te jete pjese e debatit dhe jo zhurme dhe vetem zhurme, me qellimin per te shamngur thelbin e gjerave dhe produkti i nje emisioni te jete zero.
    Ne fund, po te them nese do te kesh emisione ku te kesh shikueshmerine me te madhe pasur ndonjehere ne karrieren tende, ti jape une dy tre tema debati per Opinion dhe do kuptosh ca KE HUMBUR GJITHE KETO VITE SI GAZETAR.

    Jam i fundit qe mund te jap keshille, po ndiq shembullin e dy tre gazetareve te huaj, (e di vete ti) nga menyra se si bejne pyetje politikaneve tane dhe si kembengulin deri sa te marrin pergjigjet e duhura, ose shmangjet e duhura, ku te gjithe ne dhe ti bashke kemi pare se kane dale ne ata /politikanet tane te shquar ne fund . . . .
    Flm dhe pune te mbare ne misionin tuaj – LAERT

  12. Blendin Fevziu nuk man qene fanse e jotja sepse te shikoja he radhen e militanteve te Saliut qe per mua po e rrenonte kete vend. Por ja Ku erdhi rilindja me premtime te bukura per ulje taksash punesime te njeanshme e shume gjera te tjera te bukura qe per ne Shqiptaret Jane nje enderr e paarritshme! Tani une mezi e pres Opinion in sepse eshte kthyer ne nje pasqyre Ku perdite shoh rrenimin e vendit Tim shendetesise,arsimit,rendit dhe shtetin qe perdridhet mes justifikimesh dhe perpiqet te mbuloje paaftesine e vet deshtimin ne te gjithe drejtimet ! Shume te pakte Jane ata gazetare qe e arrijne kete dhe ti zoteri je nje prej tyre! Respekte zoti Fevziu qe perpiqesh me mjetet e tua qe ti paraqesesh realitetin e hidhur ketij populli te fjetur qe shikon perdite se si vidhet dhe rri e ben sehir! E PRA dikur kemi qene luftetare te medhenj sot memo katandisur can rreckamane qe shitemi per nje thes miell!!!

  13. fillova ta lexoj kete shkrim me thene te drejten kot sa per te shtyre kohen po kur arrita aty ku permendej emri i Fullanit jo me qe nuk e vazhdova me tej po ndjeva nje perbuzje per shkrimin dhe autorin. Po edhe ketu Fullani? Edhe nje nate ne lajme ne klan u shpreh pakenaqesia e klanit se nuk thirren Fullanin ne nje inagurim te bankes. Historia e Fullanit dihet, ne mos fajtor si hajdut fajtor si drejtues eshte. Me ben pershtypje se pse me kaq pasion dhe sakrifikonin edhe nga autoriteti juaj per te. Ndoshta duhet ti keni ndonje borxh (detyrim material apo moral) Fevzi kujdesu per veten lere Fullanin dhe Frangajn se edhe po ti mbrosh ti dihet se kush jane. Sepse i nderuar edhe mali e ka nje maje jo me ti, puna eshte mos te fillosh dyshezen me heret se duhet

  14. Mire Fevzo,mire,ben mire qe e pranon miqesine me Berishen dhe c’eshte e verteta pyetjet ja ke bere,por ne momente kruciale nuk je konfrontu me te,po ne menyre te turpshme je radhit ne anen e tij. Gerdec,21 janar,greva e ish te perndjekurve etj. Mbaj mend kur po beje emisionin per permbytjet ne shkoder,sapo mernin fjalen oponentet e qeverisi Berisha,ti kerkoje lidhjen me gazetarin e Shkodres,saqe Fred Peza u detyru dhe te tha,s e po i nderpisje me sukses. Ja pra qe dhe kjo eshte nje menyre pak me sofistikuar per te qene ne ato listat,ku dhe shperblimin – ndryshe nga ata gazetaret e listave qe permend, – ti e merr ne menyre ligjore permes pages se majme,shumfish me te madhe se koleget e tu.

  15. I dashur Florian. Te falenderoj qe nuk ke humbur kohe ne kete vend te zaptuar nga kriminelet qe ne te vertete ne dhjetor te viteve 90, i kishim idhuj. Ky popull eshte fatkeq pasi asnjehere nuk ka patur klase politike te perkushtuar. Shqiperia eshte nje nder vendet me me mundesi per te krijuar nje jete sic e gezon sot Zvicra. Por ky vend eshte i semure me kancer femer. Po te ishte kancer mashkull, do te mbanim shprese, por fatkeqsisht eshte femer. I kane dale analizat kancer te pasherueshem. Ka prekur kocken, miku im emigrant. Puno atje miku im emigrant. Puno per familjen tende. Krijo per femijet mundesi ne nje vend ku ka metvertete demokraci. Mos harro lere me amanet qe varrin ta keshe ne vendin tend. Pasi do te ikim nga kjo jete me shpresen qe dhe ky vend do te sherohet. Kuptohet nese Zoti ve dore. Respektet e mija.

  16. I dashur Fevzi ! Idealet e ” Dhjetorit 90 “, ishin shpresedhenese per popullin ne ate kohe, por filluan me denimin e Nexhmije Hoxhes per kafet e harxhuara nga buxheti i shtetit dhe pas 25 vitesh, ja ku jemi. Ata qe ishin me ideale te verteta ose u vrane ose jane emigrant jasht shtetit. Te tjeret u bene pronar dhe kriminele te pashembullt. Ndonese je pronar i ligjshem, perseri je bere pjese e pisllekut dhe do te mbahesh mend ne histori bashke me eliten e maskarenjve. Menduam se zoti Rama do te bej dicka, por gabuam pasi dhe ai eshte pjese e pisllekut aktualisht dhe kur ka qene Kryetar Bashkie. Pra vendi yne eshte i pa shprese. Per 25 vjet u bene qindra e mijra ” pronar ” me fondet e shtetit dhe na quan ne nje borxh te brendeshem dhe te jashtem 72 % te GDP. Gati falimentimi i popullit ndersa agallaret e rinj i kane depozituar parat ne bankat e juaja. Kane nenshtetesi amerikane apo diku gjetk dhe bejne palle. Sistemi qe krijuam me levizjen e Dhjetorit 90, ishte domosdoshmeri, por ja ku jemi pas 25 vitesh. Ti nuk ke fuqi aspak te renditesh ne rrefimin tend te gjithe bashke me veten tende, duke filluar nga Sali Berisha deri tek Edi Rama. Por mos harro dhe shoferet e tyre sot jane pronar te mesem ose dhe te medhenj. Nuk ka gjygj as vajtimore mirdite qe te na e qaj hallin. Ndaj une ju them djemve dhe vajzave te reja shqiptare, mos humbni kohe. E keqja ka zene rrenje dhe nuk shkulet, veçse nese BE vendos pretoktorat ne Shqiperi. Kjo dihet qe nuk ndodh ndaj bij e bija, merrni rrugen drejt Europes se po humbni kohe. Ndaj rrefimi juaj duhet te vazhdoj………………………………………. per te gjithe dhe ti dorezohet drejtesise nderkombetare, pasi ketu drejtesine e bejne keta pasaniket e dhjetorit 90. E dije se nuk do ta lexoni kete koment, por le ta lexoj kush te doje. Nuk thashe asnje gje te re. Keto i di populli i shkrete, por cfar te beje. Del perseri ne votime, ky popull, del. Del ne votime dhe merr urimin : Zoti te forcofte !

  17. Je një servil ti more Fevzo. Ha, pi dhe q… ato që të kane dhuruar e prit të të vij dita për te 2m jot.
    Do Zoti që ai servilizmi dhe pseudogazetaria e surratit tat të mos jenë ngjitëse e të trashëgueshme.
    Të zhduken një orë e më pare nga ky vend.
    Ndërkohë flit sa më pak se na hape barkun.
    Dhe mos u shit si i drejti i lagune se të kemi parë Sa të shkon tulla mes gjelbërimit.

  18. ti je i pa arritshen ,je nje nga gazetaret qe nuk krahasohesh ,nuk je servil ,nuk jam ‘VIP’ nga ato por nje person i thjesht qe dikur e kam pas per qef gazetarin ,te uroj vetem shendet

  19. Po token e hysve aty ku ben emisionin ti,ku do ja ktheni pronarit.sander bythlepirsi e ktheu shpinen u be perseri pusht-tetar.tek 2metershi do.perfundoni te gjith.

  20. Kur pash ne titull ” Rrefim” u futa me interes te madhe per ta lexuar se jem mesuar qe Rrefenjat jan te verteta. Pastaj u z’beh nga lista kilometrike e gazetarve qe paguheshin nga nje qeveri ne pushtet, por pa emer njesoj si gazetaret ne liste e pagu na qeveria pa emer. I dashur shkrimtar ne keto dite jam njoftuar nga medja te ndryshme se jeni njeriu qe paguheni me shume po asht dhe i lexuari me shume dhe me vjen mire per kete gje se tek e fundit esht dicka qe ka ardhur pas ”djeresitjes” dhe kjo esht inkurajueshe. Un po e mbyll ketu me shpresen se kur te lexojm ”Rrefenjen” tjeter te shohim emra te vertete ku ju si i shum paguar keni bere bamiresi.

  21. Jam një ish student i politeknikut që për fat t’keq timin mund ta quaj dhe për fajin e pushtetarëve definitivisht unë lash universitetin për të dalë në gurbet me qëllim që të rregulloj jetën time dhe të familjes por kjo ësht shum e vështir ktë po e ndjej dita ditës në ktë vend të huaj !
    Dhe kur po lexoja ktë shkrim mu qartësuan mendimet që i kam pasur në mendje që kur por ku ti shprehja , nuk dëgjohet zëri mospërfillet tmerrsisht dhe për ty blendi fevziu e kam ditur që je një gazetar ndër më të pregatiturit dhe me ktë shkrim po të them që je ndër më të guximshmit!
    Ndaj të falenderoj për ktë guximshmëri me rrezik që vjen si pasoj e hienave e klasës politike gjithashtu edhe e klaneve kriminale mashtruese qofshin ata gazetar analista apo edhe biznesmen të ndryshëm , zoti të ruajt e them me zemër jo pse je ti por se ke bërë një shkrim që vlen për shqipërinë dhe shqiptarët rrespekte nga londra tani e tutje do të shikoj si një gazetar realist dhe guximtar dhe të vlersoj shum ashtu sikurse çdo i ri si unë që jan për të vërtetën dhe të dobishmen nrradh tpar për familjet tona pastaj për shqipërinë mëmë , rrespekte nga londra✊

  22. Refleksioni i Fevziut eshte i persosur por nuk ka asnje vlere ne kete vend qe vetem nje diktature e djathte mund ta sjelli ne terezi. Ky eshte bere nje vend ku injoranca eshte ngritur ne kult dhe aftesia eshte bere anti vlere. Qeveritare abuzues me pushtetin qe nga te paret e vitit 91 dhe sa vjen dhe me keq behet perfitimi nga posti. Ne vend ka nje institut deklarimi pasurie qe sherben vetem per te punsuar militante dhe mbrojtes te abuzuesve. Le te tregojne keta ish qeveritare dhe keta te sotmit ku e bene kete pasuri maramendese me vila te Rollings Hill apo te Laguna apo ne Lalz. Me car i kane blere ato makina te shtrenjta per vete apo femijet e tyre ku rroga e ministrit dhe e deputetit nuk i kalon 200000 leke dhe ligji i ndalon te meren me aktivitet privat. Dhe pjesa tjeter qe banon ne Lagune jane lepiresit e ketyre qeveritareve qe kane abuzuar me doganat dhe tatimet ndaj jane bere milionere. Pjesa tjeter jane prokuror dhe gjyqtar qe paguajne minimumi 200000 euro dhe ne presim qe keta te bejne drejtesi. Duke u nisur nga keto qe thashe me siper perfiton fshatari nga Lezha dhe i shkel me kembe dhe na tregon se qenka dhe me ligjori ne kete vend. Keshtu qe ne fund zoti Fevziu mjaft na recitove por meqe do te besh drejtesi renditi te gjithe abuzusit me emra qe nga ata qe i conin Frangajt leket ne zyre sic thote Bushati e deri te gazetaret mercenare qe paguhen nga politikanet e listet qe the ne shkrimin tend. Ne te kundert me mire eshte te heshtesh. Une te them te drejten kesaj radhe e kam mbeshtetur shpresen te ambasadori qe flet shqip dhe mos amerikaneve ju ka ardhur ne maje te hundes me keta mostra. Se perndrushe ky vend ka mare fund.

  23. Blendi nese je profesionist tregoi pak ate listen e gazetareve qe marin leke nga partite dhe mos u trego diplomat me ta duke vendos “si thua dhe vete, profesionin para miqesise”. Tregou nese je gazetar i nivelit investigativ apo i nivelit pulizer. Ja kjo eshte nje prove e paster nese je vertet gazetar dhe do e degjosh Petro Markon vertet. Une se besoj se do e besh se dengla ke shitur, dhe ne e dime si dhe cfare beni ju!

  24. Problemi eshte se ti e ke humbur besushmerine e publikut, kuptohet duke qeshur e bere ate shown e opinionit, e mburrur se tregu te vlereson mire financiarisht, e eshte veshtire te kthehesh pas e ta kapesh fillin, aty ku eshte prishur ekulibri midis parase qe kuptohet duhet po dhe asaj profesionales ose asaj qe jemi vend e duhet te gjithe te kemi pak pergjegjesi. Bushati jo se eshte engjell, po duke qene kritik ka pasur tjeter imazh, pavaresisht se asnjeri nuk jep opsione ose rrugezgjidhje gjithnje o beni show si ty me problemet ose kritikon cdo gje si Bushati. Kujtoj vite me pare more pishtarin kunder akademise se shkencave, jo se ajo nuk qe e mbushur me njerez nga komunizmi, po lufta kunder hirarkise se vlerave ka bere kete vend me boshllek moral etj e keto probleme, megjithese ju su behet shume vone, se aq me mire ti do besh ca emisione me shume ku do flasin e zihen te gjithe e Bushati ca kritika me shume. Koha per ju qe.

  25. Bravo ishalla ndjenje te njejten gje dhe ata milioneret e tjere. Qe shteti te funksonoi duhet qe ligjit te jete i barabarte per te gjithe per te” vegjel dhe te medhenj” ,nga qe kjo nuk zbatohet ne shqiperi kemi ngelur kaq prapa ,,,,qynah per ate popull

  26. Shkrim ne trajten e nje mini katarsis. Shoqeria jone ne teresi do nje shkundje. E keqja me e madhe vendit, shoqerise ne teresi,,ekonomise e politikes i ka ardhur, i vjen e do ti vije nga te ashtuquajturirt ‘te forte”, te cilet te pasuruar ne rruge te paligjeshme, me krim, kontrabande etj, kane ushtruar presion mbi politiken , median e shtetin duke e katandisur vendin ne nje hamulli totale. Dem te pallogaritshem beri Rama duke promovuar ne politike, parlament e qeveri keto kontigjente te cilat i kane zene frymen atij e vendit dhe me paturpesi e ushtron forcen e shtetit mbi shtresat me te varfera. Njerezit me “koken plot” mund te durojne me ” barkun bosh” por “kokeboshet” jane grykesit me te medhenj . Prandaj elita e vertete, njerez te ditur e te moralshem do ne krye vendi.

  27. per lagunen blu Fevzi ke folur aq paster sikur te flisnin mendjet e gjithe shqiptareve te llogjikshem, por pa pushtet qe jane ne dijeni te ketyre te vertetave por nuk reagojne pasi e dine se nuk do i shkonin dot deri ne fund ta spastronin nje here e mire kete fenomen. si qytetare i ketij vendi dhe si ndjekes besnik i opinion do te lutesha te beje nje shkrim per lidhjen e Deliorgjit-Rames-Berishes…jo per ti sulmuar ata, por per te thene nje te vertete qe gerryen cdo dite zemrat e 26 familjeve qe humben shpirtin nga nje tragjedi( ose krim makaber ). nese vertete do kishe guximin ta thoje te verteten perjetesisht do te isha mirnjohes

Pas