Sport

Partizani triumfon në derbi, rikthehen në garë për titull


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:08 - 13/03/21 |
Opi Nion

Derbi i takon Partizanit. Demat e kuq mposhtën Tiranën me rezultatin 2-1 dhe i dhanë një goditje të rëndë kampionëve në fuqi.

Skuadra e Ilir Dajës shënoi e para me anë të mbrojtësit Egzon Belica, pas një goditjeje këndi, por barazimi erdhi shpejt me një eurogol të Hoxhallarit nga goditja e dënimit.

1-1 pjesa e parë, kurse në të dytën, pas një aksioni model Partizani kaloi sërish në epërsi dhe deri në fund e ruajti epërsinë. Vayrynen dhe Batha nuk ia dolën dot të shënonin golin e barazimit dhe të kuqtë morën tre pikë me vlera, që i ngjitin në vendin e dytë për momentin, shkruan abcnews.

NDESHJA NË KORÇË – Laçi e ka mundur për herë të parë Skënderbeun këtë sezon, me rezultatin e pastër 2-0. Kurbinasit ishin të motivuar pas humbjes së Vllaznisë dje dhe e shfrytëzuan ndalesën, për ta marrë vendin e parë në klasifikim.

Mentor Mazrekaj zhbllokoi ndeshjen me një goditje dënimi, pasi topi u devijua nga muri. Më pas Julian Shehu realizoi edhe golin e dytë, që qetësoi kurbinasit. Korçarët kanë rezerva për një rast të dyshimtë për penallti në fund të pjesës së parë. Gjithsesi kurbinasit në fund morën pikët e plota.

Pas