Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Çfarë ka ndodhur me ty Gjermani?”

2021/03/13 at 3:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Çfarë ka ndodhur me ty Gjermani?”

Para një viti kur filloi pandemia Gjermaninë e lëvdua në të gjithë botën për politikën që ndoqi ndaj koronës. Sot askush nuk mendon më kështu.


“Si e bëri mirë Gjermania, në një kohë që Britania e Madhe gaboi”, kështu e titullonte para një viti një nga kryeartikujt gazeta britanike “Telegraph”. Kurse “New Zealand Herald” e renditi Gjermaninë tek fitimtarët e krizës së koronës, me strategjinë e saj kundër pandemisë që ishte shembullore në botë.

Kurse në Izrael thuhej se Merkel në krizën e Coronës po shfaqet si një figurë politikë që “di t’ua bëjë të qartë njerëzve situatën”- Këto himne i këndoheshin Gjermanisë para një viti.

Luftimi i Coronës: A është kjo Gjermania?

Nëse në verën e vitit 2020 do të ishin vënë baste, se cili vend do ta menaxhonte më mirë krizën e Coronës, shumë vetë do të kishin vënë bast për Gjermaninë. Natyrisht Gjermania, mjeshtre e organizimit, me studiuesit e saj që në një kohë rekord zhvilluan vaksinën.

Kurse tani Gjermania është kthyer në një vend problematik. Maska? Shumë pak. Vaksinë? Nuk ka doza të mjaftueshme. Teste? Shumë vonë. Digjitalizimi? Me ngecje. Në vlerësim mund të thuhej: bën përpjekje, por është e orientuar shumë nga rregullat dhe pak kreative.

“A është kjo Gjermania?” pyesin veten shumë gjermanë, edhe jashtë vendit kjo shkakton habi. Disa vende madje nuk kursejnë me talljet, që vendi model, që mburrej me veten, tani ndodhet në këtë situatë.

Britania e Madhe: “Gjermania humb kurorën e COVID”

Talljet më të mëdha vijnë nga Britania e Madhe, ku qeveria mburret se ka vaksinuar gati një të tretën e popullsisë. Gjermania po ecën si kërmilli, citon “Daily Mail” një titull të “Bild”. “Dikur të lëvduar për reagimet më të mira kundër COVID në botë, Gjermania tani ka infeksione në rritje, përqindje të lartë vdekjesh, dhe një startim të vaksinimit, ku në një muaj u vaksinuan 2 nga 100 qytetarë,  gjë që Izraeli e bën për një ditë.” Kurse Financial Times” shkroi se Gjermania po “humb kurorën e COVID”. “Gjermania është e njohur për të qenët pararojë në teknikë, artin e inxhinierisë dhe kompetencën e përgjithshme. Nuk ka çudi që fushata e vaksinimit tani po kthehet në një turp kombëtar.”

Me irritime shikohen zhvillimet në Gjermani edhe në Spanjë- “El Pais” shkruan, se “gabimet në seri të qeverisë gjermane kanë shuar çdo lloj përfytyrimi për kompetencën gjermane apo superioritetin.” Edhe Spanja është goditur rëndë nga pandemia me më shumë se 71.000, gati kaq shumë viktima sa Gjermania, por 36 milionë banorë më pak. Deri në Gadishullin Iberik po krijohet ndjesia se qeveria gjermane që me politikën vizionare i dha Gjermanisë popullaritet dhe besim kaq të madh, tani nuk po bën gjënë e duhur. “El Pais” shkruan se edhe Gjermania.. “nuk është kushedi sa e veçantë. Vetëm se distanca mes vetë-perceptimit dhe realitetit është më e madhe.”

Në Francë shtypi shikon më pak tek gabimet e Gjermanisë, por kritikon Bashkimin Europian për politikën e blerjes së vaksinave- Sepse asnjë vend i BE nuk ka marrë sa duhet vaksina, dhe askund fushata e vaksinimit nuk po ecën mirë.

SHBA: Keqardhja i zuri vend admirimit

Në vendin ku vaksinat kryhen në stadiume, në supermarkete, edhe në kisha, ku diagnoza “duhapirës” mjafton për të marrë vaksinën, shprehet keqardhje. Presidenti Trump porositi në sasi të mëdha vaksina tek BioNTech Pfizer dhe Moderna para se të dihej, nëse vaksinat do të jenë të efektshme. Kaluan kohët, kur në SHBA flitej me admirim për “The german Covid-response”. Presidenti, Joe Biden bëri të ditur, se deri në maj për të gjithë personat mbi 18 vjeç do të ketë një ofertë vaksinimi.

Gjasat janë që vera e vitit 2021 do të jetë më e mirë në SHBA se në Gjermani.

Rusia – dështim i perëndimit në sigurimin e vaksinës

Edhe Rusia vaksinon me shpejtësi, ndërkohë Sputnik V mund ta marrë falas kushdo, pavarësisht moshës apo profesionit. Në Rusi vaksinohesh në klinika, qendra tregtare edhe opera. Që në dhjetor u fillua me vaksinimin masiv e me këtë u shpall edhe fitorja kundër pandemisë. Grindja për vaksinimin në BE paraqitet më dëshirë në mediat ruse si dështim i perëndimit në luftën kundër koronës. Po Gjermania? Shumë media në Rusi i ndjekin kritikat ndaj ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn. Kur ai duhej të përgjigjej në Bundestag për politikën e Coronës, lajmi ishte prezent në lajmet qendrore në Rusi. Edhe Izraeli tani një vend model në fushatën e vaksinimit po tërheq tani shumë izraelitë që jetojnë në Gjermani të shkojnë për vaksinim në fund të marsit në festën e Peshah. Aeroporti Ben Gurion është hapur.

Kina: Gjermania si “paralajmërim”

Por në lidhje me atë se si  e shikon bota Gjermaninë, thumbi më i keq vjen nga Kina. Suksesin në luftën kundër pandemisë mediat e vlerësojnë jo vetëm si referim për vendet perëndimore, por nuk lenë pa përmendur rregullisht, se si nuk duhet zhvilluar lufta kundër pandemisë këtë ta tregon Gjermania. Një titull që përdoret shpesh tani është “paralajmërim”. Tani në Gjermani mjaft vetë shpresojnë që vaksinimi të ecë më shpejt. Por që Gjermania do të kthehet si vitin e kaluar në një model në luftën kundër koronës, këtë nuk e shpreson kush./DW/

Etiketa: coviDWgjermanikoronavirus


Ju sugjerojmë

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
Bota

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

14 Korrik, 2025 6:44 pm
Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
Aktualitet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

14 Korrik, 2025 6:20 pm
Para
COVID-19 në Shqipëri/ Bien rastet e reja, regjistrohen 4 viktima

FOTO/ Pas bashkëshortit, humb betejën me COVID-19 pedagogia e Ekonomikut

Video/ “Gjithmonë të paçim o Ilir Meta”, publikohet kënga për Presidentin

Video/ “Gjithmonë të paçim o Ilir Meta”, publikohet kënga për Presidentin

Gropat e çuditshme të hapura pas tërmetit

Gropat e çuditshme të hapura pas tërmetit
















TE FUNDIT

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e IKKMT-së në Theth për shembjen e ndërtimeve...

Lexo më shumë

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
14 Korrik, 2025

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë,...

Lexo më shumë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
14 Korrik, 2025

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të...

Lexo më shumë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
14 Korrik, 2025

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë gjykimit ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com