Aktualitet

“Partizani i vogël Velo”, ndahet nga jeta Konstandin Ropi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:56 - 04/08/20 |
Opi Nion

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare Kostandin Ropi, heroi i letrarizuar i filmit “Partizani i vogël Velo”.

Konstandin Ropi ka lindur në Leshnicë, Vithkuq në vitin 1930. Ai mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi i u vranë prindërit dhe doli në mal partizan në moshën 12-vjeçare.

Është personazhi real i filmit të Kinostudios “Shqipëria e Re” që u kthye në heroin e filmit “Partizani i vogël Velo”.

Pas Çlirimit ka mësuar në një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake në BS.

Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës ku shërbeu për shumë vite. Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë./ Opinion.al

Pas