Aktualitet

Partitë dorëzuan listat, reagon Celibashi: Po verifikohen kandidatët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 09/03/21 |
Opi Nion

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, këtë të martë ka deklaruar se ka filluar verifikimi i pastërtisë së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i KQZ shprehet se të gjitha verifikimet e formularëve të dekriminalizimit po bëhen në bashkëpunim me Drejtorinë e Gjendjes Civile dhe Drejtorinë e Burgjeve.

“Kanë depozituar lista shumemërore subjektet zgjedhore: LSI; LRE; LN; ADR; PLDSH; PNTH; PBK; PBD; koalicioni “Aleanca – AL”; koalicioni “ABEOK”; PSD; PS; koalicioni “PD-Aleanca për Ndryshim”.

Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, shkruan Celibashi.

Ky reagimi i Celibashit vjen një ditë pasi partitë kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe.

Pas