Kryesore

Publiku mbështet qeveritë për qasjen e re ndaj uljes së duhanpirjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:52 - 09/03/21 |
el ida

Një sondazh global i kryer nga Povaddo për Philip Morris International tregon se publiku bie dakord që politikëbërësit duhet të marrin në konsideratë rolin e produkteve pa tym në reduktimin e dëmit të duhanit.

Sipas një studimi global të kryer nga Povaddo evidentohet interesi i publikut për qasje të reja nëreduktimin e dëmit shoqëror të shkaktuar nga cigaret.

Kompania kërkimore Povaddo, në Dhjetor 2020, kreu një studim të pavarur mes 22,507 të rriturve në 20 shtete. Në të shqyrtohen qëndrimet në lidhje me rolin e alternativave pa tym, si dhe pritshmërinëndaj qeverive dhe vet industrisë.

Kur u pyetën për rëndësinë e sfidave kryesore të kohës, të anketuarit vendosën cilësinë e kujdesit shëndetësor për të gjithë, në të njëjtin nivel me përmirësimin e ekonomisë. Gjithashtu ata shprehën mbështetje të vazhdueshme për qeveritë për të eksploruar qasje të reja për uljen e prevalencës së pirjes së duhanit.

“Produktet e duhanit pa tym mund të luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e nivelit të duhanpirjes,” tha Jacek Olczak, COO në Philip Morris. “Me inkurajimin e duhur rregullator, mbështetjen nga shoqëria civile dhe besimin në shkencë, besoj se është e mundur që thirrja e publikut të dëgjohet dhe që shitjet e cigareve të jenë një gjë e së kaluarës në shumë vende brenda një dekade.”

73% mendojnë se qeveritë duhet të marrin në konsideratë produktet alternative të duhanit pa tym.

Studimi nderkombëtar i PMI, me 22,507 të rritur

Midis gjetjeve, të anketuarit thanë se:

  • Duhanpirësit e rritur që përndryshe do të vazhdonin pirjen e cigareve duhet të kenë mundësi dhe informacion të saktë rreth alternativave pa tym, të cilat janë provuar shkencërisht se janë zgjedhje më të mira se konsumi i cigareve (77 përqind).
  • Qeveritë duhet të marrin në konsideratë rolin që mund të luajnë produktet alternative të duhanit për ta bërë vendin e tyre pa tymduhani (73 përqind).
  • Nëse mund të arrihet t’i jepet fund shitjes së cigareve në një vend brenda 10 deri në 15 vite (përmes lënies së cigares dhe nikotinës nga duhanpirësit duke kaluar në alternativa më të mira, të bazuara në shkencë), qeveria duhet t’i kushtojë kohë dhe burime për ta bërë realitet (67 përqind)
  • Inkurajimi i burrave dhe grave që përndryshe do të vazhdonin duhanpirjen për të kaluar plotësisht në alternativa pa tym, mund të plotësojë përpjekjet e tjera për të zvogëluar dëmin shoqëror të shkaktuar nga cigaret (71 përqind).

Publiku nuk beson se një e ardhme pa tym mund të arrihet vetëm me më shumë masa dhe taksim.

Strategjitë aktuale nuk janë parë si të mjaftueshme, sugjeron sondazhi, ndërsa vetëm një në katër të anketuar besonse forcimi i masave dhe rritja e taksimit të cigareve është gjithçka që nevojitet.

Një shumicë e atyre që u pyetën, 58 përqind, besojnë se vetëm këto masa nuk do të arrijnë të mundësojnë një të ardhme pa tym duhani.

Është e qartë, pirja e duhanit është një shqetësim të cilin shoqëria dëshiron të adresohet, me 76 përqind të të anketuarve që besojnë se është e rëndësishme që qeveritë të dedikojnë më shumë kohë dhe burime për të ulur normat e duhanpirjes.

“Me inkurajimin e duhur ligjor, mbështetje nga shoqëria civile dhe mbështetjen e plotë të shkencës, unë mendoj se është e mundur për t’ju përgjigjur thirrjes së publikut dhe për të bërë shitjen e cigareve një gjë të së shkuarës në shumë vende, brenda një dekade/një dekade e gjysmë”, thotë Jacek Olczak, Drejtor operacional i PMI.

Duke punuar së bashku për të mundësuar një të ardhme pa tym duhani

Sondazhi zbuloi se bashkëpunimi shumëpalësh për të mundësuar një të ardhme pa tym duhani ka një mbështetje të gjerë publike.

Gjashtëdhjetë e tetë përqind e të anketuarve mbështesin gjerësisht kompanitë e duhanit që punojnë me qeveritë, rregullatorët dhe ekspertët e shëndetit publik për të siguruar që duhanpirësit e rritur të kenë mundësi për alternativa më të mira dhe informacion të saktë rreth tyre.

Shkenca dhe teknologjia mund të nxisin progresin

Sondazhi konfirmon rëndësinë e përgjithshme të shkencës dhe teknologjisë.

Tetëdhjetë e tetëpërqind e të anketuarve mendojnë se qeveritë kanë përgjegjësi të përkrahin zhvillimet më të fundit shkencore dhe teknologjike.

Fatkeqësisht, vetëm 51 përqind mendojnë se qeveritë kanë qenë të suksesshme në sigurimin e shoqërisë për të pasur qasje në zhvillimet e fundit shkencore dhe teknologjike.

Tetëdhjetë e një përqind e të anketuarve mendojnë se është gjithashtu e rëndësishme që bizneset të përqafojnë zhvillimet më të fundit shkencore dhe teknologjike, me 66përqind që besojnë se kishin bërë përparime në këtë fushë.

Keqinformimi po pengon ndryshimin

Një numër shqetësues i të anketuarve,-43 përqind-, ishin konfuzë nga ato që kishin parë, lexuar ose dëgjuar në lidhje me cigaret elektronike ose produkte të duhanit me ngrohje në gjashtë muajt e fundit.

Është e qartë se keqinformimi kërcënon progresin duke penguar ata duhanpirës të rritur që përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare të kalonin në alternativa më të mira.

Dhe kjo pasqyrohet në gjetjet e sondazhit, me 76 përqind që thonë se do të kishin më shumë gjasa të konsideronin kalimin në një alternativë pa tym nëse do të ishin të qartë mbi ndryshimin ekëtyre produkteve nga cigaret dhe shkencën që qëndron pas tyre.

… por publiku shpreson për një të ardhme më të mirë

Përkundër mbështetjes së publikut për qasje të reja për të trajtuar sfidat kritike shoqërore, 65 përqind e të anketuarve ende ndihen optimistë për vitin e ardhshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për përmirësime në shëndetin publik.

Kapaciteti për të shfrytëzuar inovacionin do të vazhdojë të luaj një rol të rëndësishëm. Nëse qeveritë i binden thirrjes së publikut për të përqafuar përparimet në shkencë dhe teknologji, ne mund të arrijmë një të ardhme më të mire, më shpejt.

Kur bëhet fjalë për pirjen e duhanit, shkenca dhe teknologjia kanë lejuar krijimin e alternativave më të mira ndaj cigareve për qindra miliona duhanpirës të rritur në botë që përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare. Për të përshpejtuar kalimin drejt një të ardhmeje pa tym duhani, duhanpirësit që nuk heqin dorë, duhet të lejohen të kenë akses dhe informacion të saktë mbi këto alternativa më të mira të provuara shkencërisht.

 * Sondazhi në internet i PMI u krye nga Povaddo nga 8–24 Dhjetor, 2020. Në total morënpjesë 22,507 në moshë ligjore, popullsi e përgjithshme mbi moshën 21+, nga 20 shtete të ndryshme (Argjentina, Australia, Brazili, Gjermania, Hong Kong, Izraeli, Italia, Japonia, Koreja, Meksika, Hollanda, Norvegjia, Filipinet, Rusia, Spanja, Afrika e Jugut, Tajvani, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vietnami). Rreth 900 individë të rriturdhe 200 duhanpirës të rritur kontribuan në hulumtimin e zhvilluar në secilin shtet.

 

Pas