Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parlamenti maqedonas i heq imunitetin ish-kryeministrit Gruevski

2018/11/27 at 8:49 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja si u arratis Gruevski, mediat malazeze publikojnë pamjet

Parlamenti i Maqedonisë e miratoi të martën në mbrëmje kërkesën e Gjykatës Penale për burgosjen e deputetit Nikolla Gruevski. Kjo nënkupton heqjen e imunitetit të deputetit. 62 ligjvënës të shumicës parlamentare votuan për këtë, ndërsa asnjë deputet i partisë VMRO-DPMNE të opozitës, partia e ish-kryeministrit Gruevski, nuk ishte i pranishëm në seancën plenare.

Madje, seanca kaloi pa debat; askush nuk diskutoi për çështjen e imunitetit të zotit Gruevski. Më parë gjatë ditës, Komisioni parlamentar për çështje të mandateve dhe të imunitetit mori vendim që t’i rekomandojë parlamentit që t’ia heqë imunitetin ligjvënësit opozitar, i cili është arratisur në Hungari ku i është dhënë strehim politik.

Megjithatë, zoti Gruevski e mba mandatin e deputetit dhe merr rrogë mujore, ndonëse për çdo mungesë në seanca, me një ulje prej 5 përqind. Parlamenti dështoi para disa ditësh për t’ia hequr mandatin e deputetit atij sepse nuk arriti të sigurojë dy të tretat e votave të nevojshme për këtë. Parlamentit tash i duhet të kalojnë gjashtë muaj në mënyrë që të ngritet një nismë e re për t’ia hequr Gruevskit mandatin e deputetit.

Ndërkohë, në Shkup ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi për arratisjen e Nikolla Gruevskit, i cili ishte dënuar me dy vjet burg për korrupsion. Autoritetet thonë se po bëjnë hetime se si u arratis ai dhe kush i ndihmoi. Padyshim, ish-kryeministri maqedonas do të ketë pasur mbështetjen e strukturave të sigurisë për realizimin e synimit të tij, sipas analistëve, ndërkohë që qeveria maqedonase i hedh poshtë zërat për një marrëveshje të fshehtë politike me Nikolla Gruevskin.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili njihet për miqësinë me Nikolla Gruevskin, ka shprehur mirënjohje për ish-kreun e qeverisë në Shkup “për rolin e tij në ndaljen e valëve të refugjatëve nga Lindja e Mesme, duke i ndihmuar në këtë mënyrë Hungarisë”. Orban ka thënë të marten në parlamentin e vendit të tij se nuk ishte takuar dhe as nuk kishte kohë të takohet me zotin Gruevski.

Ish-kryeministri maqedonas u dënua me dy vjet burg për ushtrimin e ndikimit në një tender të jashtëligjshëm për blerjen e një makine luksoze Mercedes të blinduar me një shumë prej rreth 600 mijë eurosh. Por, ndaj tij zhvillohen në mënyrë paralele edhe katër raste të tjera gjyqësore./VOA

Etiketa: gruevskiimunitetiparlamenti maqedonas

Ju sugjerojmë

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…
Aktualitet

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…

12 Korrik, 2025 10:43 am
(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Aktualitet

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

12 Korrik, 2025 10:09 am
Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Para
Video/ Pamje e pazakontë, grekët sulmojnë tifozët e Ajaksit

Video/ Pamje e pazakontë, grekët sulmojnë tifozët e Ajaksit

Basha-Ramës: “Kërkove të bëje policen dëshmore për karrigen tënde”

Basha: Rama sa u ul në karriken e pushtetit i ktheu shpinën qytetarëve

Punë në Gjermani? Si sigurohet pasaporta greke me 1000 euro nën dorë

Punë në Gjermani? Si sigurohet pasaporta greke me 1000 euro nën dorë

TE FUNDIT

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…
12 Korrik, 2025

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka njoftuar një vendim të rëndësishëm për pezullimin e përkohshëm të aktiviteteve...

Lexo më shumë

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
12 Korrik, 2025

Jorida Tabaku, deputetja e PD ka reaguar me anë të një videoje në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve...

Lexo më shumë

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
12 Korrik, 2025

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u...

Lexo më shumë

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
12 Korrik, 2025

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të reja nga lumi Buna, duke njoftuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com