Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Punë në Gjermani? Si sigurohet pasaporta greke me 1000 euro nën dorë

2018/11/27 at 9:14 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A
Punë në Gjermani? Si sigurohet pasaporta greke me 1000 euro nën dorë

Emisioni “Stop” sjell me zë dhe figurë mënyrën se si mund të sigurosh një pasaportë të një prej vendeve të BE-së në Shqipëri.


Kamera e fshehtë fakton se si me 1 000 euro nën dorë, bëhesh zot i një dokumenti europian biometrik. “Tregtari” i këtij biznesi, Adem Picari, të jep 100% garanci për disa vende të Bashkimit Europian, ku mund të nisësh punë, identitet e jetë të re. Qytetari dorëzon vetëm 2 fotografi dhe shumën e kërkuar dhe për 4 ditë, maksimumi një javë, merr në dorë pasaportën greke me identitetin Janis Gorgulas.

Duke iu referuar një rasti të trajtuar nga Stop, Saimir Kodra me ironi tha se sipas z. Ilir Zela ka radhë të madhe për të marrë pasaportën shqiptare “dhe ne të “Stop”-it po mendonim ku të marrim edhe ne një pasaportë që të ndihemi edhe ne qytetarë europianë. Pasaportë bobash…Për këtë shkuam e takuam Ademin në Durrës.”

Kamera e fshehtë P1:

Ademi- Djali, si je? Si kalove?

Klienti- Mirë! Ça bën?

Ademi- Më fal!

Klienti- S’ka gjë!

Ademi- Tani, urdhëro!

Klienti- Tani mua më ka thënë pak goca, e dashura, që ka fol me gocën. Unë jam i interesuar për një pasaportë.

Ademi- Ca pasaporte?

Klienti- Po greke dua, domethënë ca pasaporte?! Unë dua një, po i bie këtu afër, se ndoshta është pak më lirë. Më kupton? Po them një greke, dua të iki të lëviz nga Shqipëria më shumë!

Ademi-Ku do vesh?

Klienti- Për Londër!

Ademi- Tani dëgjo! Këto punë i njoh mirë unë!

Klienti- Prandaj kam ardhur. Për të folur me një specialist edhe profesionist.

Ademi- Në qoftë se e do për punë, për Gjermani është e mirë. Edhe për të ikur e mirë është, biometrike. Vetëm fotot ne i ndërrojmë fotot, në Athinë e bëj, kjo vonon 4 ditë, maksimalja një javë.

Klienti- Maksimumi një javë, po!

Ademi- Në Athinë e bëj. Ti di me fol anglisht a greqisht?

Klienti- Unë pak anglisht di, edhe anglisht nuk është se di shumë.

Ademi- Se në Europë nuk para flasin shumë greqisht, po dhe anglisht kuptohesh.

Klienti- Normale, o burrë!

Ademi- Po edhe mund të pyesin anglisht, ndoshta ëëë…, dokumentit do i bësh një  dokument shoqërues, kartë identiteti?

Klienti-Tani unë, m’i thuaj, si janë me ca shoqërohet ajo, sic kemi ne kartën e identitetit, po më thua apo jo?

Ademi- Po!

Klienti- Kartë greke? Tjetër patentë ka?

Ademi- Po!

Klienti- Të treja! Si pasaportë, të jep probleme?

Ademi- Jo! Është origjinale! Ajo vetëm ndërrim foto.

Klienti- Vetëm ndërrim foto?

Ademi- Përafërsisht mosha jote, plus minus …

Klienti- Kuptoj!

Ademi- Kaq! Për Gjermani, ato janë të mira si pasaportë. Ti kalon për Angli, nuk të jap garanci, se ik 100%. Ti deri në Europë do shkosh me tënden, pastaj do lëvizësh me atë gjithandej Itali, Francë, Spanjë nga Spanja ik nga ishulli.

Klienti-Mirë o mik, sa më shkon pasaporta me gjithë kartë?

Ademi- 1 200 Euro për ty. Ta thashë!

Klienti- 1200.

Ademi- Po më poshtë, jo! Këto nuk bëhen këtu, bëhen andej.

Klienti- Bëhen andej ëëë…Si do funksionojë si fillim?

Ademi- Dua fotografitë, si fillim moshën tënde!

Klienti- Edhe?

Ademi- Gjysmën e lekëve në dorë! Ajo është origjinale, vetëm ndërrim fotosh.

Klienti- Ok! Dakord! Mirë pastaj! Ngrihemi?

Ademi- Këtej, hajde këtej, të çoj deri te autobusi aty! Shëndet! Mirupafshim!

Klienti- Edhe ty!

Ademi- Telefon!

Kamera e fshehtë P2:

Klienti- Jam këtu, këtu!

Ademi– Thashë, se ishe atje!

Klienti- Ça bëre? Aty jam ulur unë! O Demo! Hajde ulemi diku, o burrë i dheut!

Ademi – O  **  ulu një herë! Po aty, si të hapesh aty te tavolina, flasim njëherë, pastaj.

Klienti- Uleshim në tavolinë tjetër, në vend tjetër, o plako! Ça bohet? Si ke qenë?

Ademi- Ça do sqaroje? Ma thuaj!

Klienti- Më the fotot, një ndryshe, një ndryshe 1 edhe 1 tjetër. E shikon? Janë me veshje të tjera.

Ademi- Ke vendosur për Gjermani?

Klienti- Gjermani po, Gjermani, diku do ngecim.

Ademi- Mosha the ti?

Klienti- Mosha aktuale * ditëlindja është ***.

Ademi– ** ee sytë, flokët!

Klienti- Flokët ** sytë*  . I do pasaporta këto?

Ademi- I do ajo tjetra!

Klienti- Karta?

Ademi- E, do ikësh Gjermani me punu?

Klienti- Po unë do iki në Gjermani me punu, po nuk janë pak 1 000 euro plak!

Ademi- Bjer, t’i kaloj 10 i ke?

Klienti- Kaloji njëherë!

Ademi- 1, 2, 3, 4, 5, 6, ,7 8, 9, 10! Pse luftë me plakun? Ma thuaj!

Klienti- Do dali, s’do dali, do bëhet, s’do bëhet,  do të gënjejnë…

Ademi– Bjere, se i rregulloj unë! Aman kështu thoshin.

Të kam thënë pasaportë + kartë.

Klienti- Po, plus kartë!

Ademi– Edhe të kam thënë për 1000 euro.

Klienti- Po 1000 euro…

Ademi- Të kam thënë për 4 ditë ta mbaroj, maksimalja 1 javë. Unë do të marr në telefon edhe ti do marrësh për 4 ditë, po unë e kam numrin tënd, po s’të kam shqetësuar vetë. O do vish ta marrësh këtu, a ta sjell në Tiranë e ta jap.

Klienti – Dëgjohemi prapë unë, të bëhet ajo.

Ademi– Ta bëj unë atë!

Klienti- Edhe bëmë telefon! Thuaj, o për një javë, kur të dali, unë mbarova punë.

Ademi- Këtë ta kryej unë! Do më falësh, unë jam në lëvizje.

Klienti- Edhe unë jam, për të lëvizur.

Ademi-Do më falësh, që më prite 1 orë e gjysmë. Mbas 3-4 ditësh, më bëj telefonatë,  ta kryejmë!

Klienti-Dakord!

Ademi– Respekt! Do ta kisha pirë kafenë aty, po s’mund të ulem!

Klienti- Po mirë mo, iknim diku tjetër. Po hajt, Ciao!

Kamera e fshehtë P3:

Ademi- Nga ishe? Ta shikosh njëherë, hajt! Kjo ka një vizë, po një vizë, jo fosfor. Në bazë të kësaj, është lëshuar dhe karta. Gorgulas mbiemri, Janis emri..,Janis emri.

Klienti- Ça është kjo? Ditëlindja?

Ademi– Sa?

Klienti- Ditëlindja them, sa vjeç duhet të jetë këtu?

Ademi- Sa e ke ditëlindjen ti? Sa e ke?

Klienti- ** jam unë!

Ademi- s’është **

Klienti- Ç’ne qenka bërë si me foto kështu kjo, si me foto bardhë e zi?

Ademi- Ashtu ven ajo vetë. A nuk e shef, se unë s’kam syzet ja q** nënën! I kam te puna atje.

Ajo lexon * ** *  .

Ademi– Kjo është për të qenë. Këto për Gjermani për të punuar, për Spanjë,  për Francë, i ke ultra.

Ademi- Janë 5-vjeçare.

Klienti- Tani mua më presin, të lëviz **.

Ademi– Po ke për të dhënë lekët!

Klienti- Ndjesë ëëë… Rrofsh edhe i pafshi hajrin!

Ademi -Këto janë për Gjermani, për të punuar! Mos të thonë njeri plaç! Ik puno në Gjermani andej!

Klienti-Do i kalosh njëherë

Ademi -Jo mo, jo! I kam në rregull!

Klienti-Kaloji njëherë për veten tënde, të jem edhe unë këtu edhe…

Ademi- Ok! Në rregull, 10! Respekte, i nderuar!

“Pasaporta është origjinale, biometrike, nga ato që vetë shteti grek shpërndan rëndom për qytetarët e tij. E kuptoni ku është ndryshimi me një pasaportë tonën që të plas buza 1 muaj me e prit”, tha me ironi Saimir Kodra./tvklan.al

 

 

 



Ju sugjerojmë

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…
Kryesore

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…

27 Qershor, 2026 12:50 pm
Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Kronikë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

27 Qershor, 2026 10:55 am
Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
Aktualitet

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

27 Qershor, 2026 8:54 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 8:18 am
Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

27 Qershor, 2026 8:14 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Qershor, 2026 8:13 am
“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Para
Elvira Dones: Rama ka shuar çdo shpresë për shqiptarët

Elvira Dones: Rama ka shuar çdo shpresë për shqiptarët

Berisha: Negociatat mund të mos hapen as në 2019

Berisha: Negociatat mund të mos hapen as në 2019

Dëllinja, pastrues fantastik për veshkat dhe mushkëritë, ja si përgatitet

Dëllinja, pastrues fantastik për veshkat dhe mushkëritë, ja si përgatitet
















TE FUNDIT

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
27 Qershor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë në Berlin, ku mori pjesë në aktivitetin jubilar të Qarkut...

Lexo më shumë

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…
27 Qershor, 2026

Kreu i PD-së ka komentuar ditën e sotme edhe thirrjet e qytetarëve gjatë protestës të cilët brohorasin ‘Rama n’burg, Berisha...

Lexo më shumë

Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës

Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës
27 Qershor, 2026

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappé, tërhoqi vëmendjen jo vetëm me paraqitjen në fitoren bindëse 4-1 ndaj Norvegjisë, por edhe me...

Lexo më shumë

Evakuohen 2,500 marinarë nga Ngushtica e Hormuzit

Evakuohen 2,500 marinarë nga Ngushtica e Hormuzit
27 Qershor, 2026

Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) ka njoftuar se ka evakuuar rreth 2,500 marinarë të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit, përpara se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}