Aktualitet

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë, ndizen emrat e firmëtarëve të pavarësisë në Vlorë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:29 - 01/10/22 |
Opi Nion

Pas përfundimit të punimeve në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, tashmë janë ndezur edhe emrat e firmëtarëve të pavarësisë, në oborrin e shtëpisë muze. Parku është inspektuar edhe nga kryeminsitri Edi Rama.

“Këtu kemi firmëtarët e pavarësisë të kthyer në xixëllonja, që shkëlqejnë çdo mbrëmje dhe që janë të pranishëm në çdo mëngjes e gjatë gjithë ditës patjetër”, nënvizoi Kryeministri, teksa përshkoi në këmbë këtë hapësirë të re të qytetit.

“Është një homazh mendoj i denjë dhe i shërben gjithë vizitorëve edhe atyre që vijnë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga diaspora, por edhe fëmijëve sepse është si libër i hapur i faqes, në faqen ku janë gjithë firmëtarët e pavarësisë. Është një park i bukur dhe me këtë punë i kemi vënë një qershi mbi tortë po themi dhe tani ka marrë dhe ngjyra çdo gjë”, shtoi kreu i qeverisë.

Ky park i ri është një atraksion më shumë për turistët vendas e të huaj që pushojnë në qytetin bregdetar.

Pas