Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parashikimi i UNDP: 230 mijë të varfër më shumë në Shqipëri

2020/08/07 at 5:50 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Parashikimi i UNDP: 230 mijë të varfër më shumë në Shqipëri

Një raport i UNDP parashikon që numri I të varfërve në Shqipëri do të rritet edhe me 230 mijë persona më shumë. Të dhënat e këtij raporti janë publikuar nga ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila akuzon qeverinë për këtë rezultat. Tabaku shprehet se qeveria ka harxhuar të gjitha paratë, përfshirë edhe borxhet e marra për të realizuar tendera e konçensione.


“Shqipëria gjithnjë dhe më e varfër, shtohen 230 000 të varfër më shumë prej keqqeverisjes dhe korrupsionit.

Shqipëria po përjeton një krizë të thellë sociale dhe shëndetësore. Kriza e thellë ekonomike përditë përjetohet nga të gjithë shqiptarët dhe raportohet nga partnerët. UNDP është një tjetër institucion ndërkombëtar që konfirmon mjerimin ku qeveria i la shqiptarët.

Nëse qeveria s’do kish harxhuar paratë e marra borxh, taksat e cdo burim tjetër të ardhurash për tendera e koncesione korruptive e për bojatisje qytetesh qe sot janë zbrazur, nese taksat e rritura të shqiptarëve nuk do shpërdoroheshin dhe vidheshin, atëherë shpenzimet për shëndetësinë nuk do të ishin më të ulëtat në rajon, paketat e ndihmës ekonomike nuk do të ishin më të ulëtat në Ballkan sa 0.86% e PBB-së.

Shqipëria po shkon drejt dyfishImit të ushtrisë së të varfërve. UNDP parashikon që kjo shifër rritet me 230 mijë të varfër më shumë në vend. Të njëjtin lajm të keq paralajmëroi edhe Banka Botërore e cila deklaroi se kriza ekonomike do godasë më rëndë shtresat margjinalizuara dhe të mesme që kanë paguar taksat e rritura nga Rama këto 7 vite”, shkruan Tabaku në Facebook.

Më tej, duke kujtuar që zgjidhja e vetme e shqiptarëve është program ekonomik i PD, Jorida Tabaku shkruan se edhe 100 mijë shqiptarë rrezikojnë papunësinë.

“Qeveria është shumë larg nevojave dhe kërkesave të momentit. Sot ekonomia duhej te ishte ne shërbim të shtresave në nevojë, te bizneseve të vogla, të familjeve shqiptare, të fermerëve, studentëve e te rinjve, ndërkohë që ndodh e kundërta: Bizneset e vogla dhe të mesme po vuajnë konsumin e ulët, familjet po harxhojnë cdo kursim e po marrin borxhe për të mbijetuar e shlyer borxhet ndërsa vendi rrezikon papunësinë e 100 mijë shqiptarëve të tjerë dhe një rënie ekonomike prej 9%. Zgjidhja e vetme e shqiptarëve është beteja për të ndryshuar kursin fundosës ku e ka futur Shqipërinë qeveria Rama. Eshtë nevoja që ekonomia të vihet në shërbim të gjithë qytetarëve e të mos punojë për një pakicë klientësh të qeverisë. Zgjidhja dhe zgjedhja për shumicën e shqiptarëve është programi ekonomik i PD që ofron mundësi per ata që punojnë e jo ato që vjedhin, që vlerëson punën dhe jo korrupsionin, që i ofron mundësi të rinjve e jo kriminelëve”, përfundon Tabaku./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Bota

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

13 Qershor, 2026 4:43 pm
Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Kronikë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

13 Qershor, 2026 2:09 pm
Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin
Kryesore

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin

13 Qershor, 2026 2:05 pm
QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani
Aktualitet

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani

13 Qershor, 2026 12:41 pm
BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë
Bota

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë

13 Qershor, 2026 12:39 pm
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

Trump: Eliminuam drejtuesin e kartelit të drogës ”Tren de Aragua”

13 Qershor, 2026 12:33 pm
Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit
Sport

Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit

13 Qershor, 2026 12:30 pm
Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA
Bota

Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

13 Qershor, 2026 12:27 pm
Kosovë/ Votat nga diaspora i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend
Rajoni

Kosovë/ Votat nga diaspora i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend

13 Qershor, 2026 12:24 pm
Para
Video/Ndahet në dysh avioni me 191 pasagjerë gjatë uljes në pistë

Video/Ndahet në dysh avioni me 191 pasagjerë gjatë uljes në pistë

Zgjedhorja/ Kim: Kemi marrëveshje, topi në fushën e Bashës

Ambasadorja Kim: Rastet e rëndësishme, fushata për t’i shpëtuar drejtësisë

Studimi/Rrjetet sociale po vënë në rrezik vaksinën dhe përdorimin e saj

Universiteti britanik zgjeron testimin e vaksinës Covid tek vullnetarët
















TE FUNDIT

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
13 Qershor, 2026

Një marrëveshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës është në prag finalizimi dhe efekti më...

Lexo më shumë

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
13 Qershor, 2026

A mundet një vend të vendosë një prag të palëvizshëm për popullsinë e tij? Kjo është pyetja së cilës Zvicra...

Lexo më shumë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
13 Qershor, 2026

Pastrimi i parave të kokainës nëpërmjet kompanive të ndërtimit në Tiranë dhe bregdet ka qenë zbulimi i radhës i SPAK-ut...

Lexo më shumë

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin
13 Qershor, 2026

Me përkrahjen për protestën për Zvërnecin si lëvizje qytetare (edhe pse investimin e aprovon) dhe kundërshtimin për qeverisjen e Ramës, Sali...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}