Aktualitet

Parashikimi i motit, 19 maj 2021


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:21 - 19/05/21 |
Opi Nion

Orët e para të ditës së sotme do të mbeten në ndikimin e një moti me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të shpeshta vranësirat do jenë pjesërisht në zonat e ulta dhe kryesisht ato malore duke krijuar mundësinë për shira të papërfillshëm në zonat veriperëndimore dhe skajin verior.

Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës të largojë vranësirat nga i gjithë territori duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen  lehtë në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë./Opinion.al 

Pas