Kryesore

Parashikimi i motit, 11 tetor 2021


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:16 - 11/10/21 |
Opi Nion

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë të sjellin mbizotërim të vranësirave të shpeshta në vendin tonë, ku parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta në një pjesë të mirë të territorit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, në orët e pasdites dhe në vijim do të ketë shtim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet mesatar në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, si edhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatare në tokëdhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi veriperendimor duke krijuar në brigjet e detare dallgëzim 5 ballë./ Opinion.al

Pas