Politikë

Para nisjes për në Hagë/Thaçi, Pacolli dhe Meta takohen në Gjirin e Lalzit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:17 - 09/07/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta është takuar në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi.

Ky takim vjen vetëm pak ditë para nisjes së Thaçit për në Hagë, i cili do të intervistohet nga Prokuroria Speciale për aktakuzën për krime lufte gjatë luftës ndaj Serbisë.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm dhe ish-Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli. Fotot janë publikuar nga presidenti Meta, krahas së cilave shkruan; “Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese. 🇦🇱🇽🇰”/ Opinion.al

Pas