Bota

Koronavirusi/ Frikë për një valë të dytë në Europë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:25 - 09/07/20 |
el ida

Frika për një shpërthim të ri të pandemisë ka përfshirë Europën. Edhe në vendet që ja kanë dalë të sheshojnë kurbën e infektimit, po identifikohen vatra të reja, që po alarmojnë autoritetet.

Autoritetet përkufizojnë si vatra shfaqjen e të paktën tre rasteve me koronavirus në një periudhë 7-ditore, të cilat i përkasin të njëjtit komunitetet apo që kanë marrë pjesë në të njëjtin grumbullim njerëzish.

Në Francë po hetohen 68 të tilla, ndërsa shtohen thirrjet për respektim të distancës sociale.  Rastet e konfirmuara me Covid-19 në Francë në 24 orët e fundit ishin 663, ndërsa viktimat 34. Por ndërsa e pranon se mundësia e një vale të dytë është reale, qeveria franceze përjashtoi një tjetër izolim mbarëkombëtar, që siç tha do të fundoste ekonominë.

Në Katalonja të Spanjës, mbajtja e maskës u bë e detyrueshme në publik, për këdo mbi moshën 6 vjeçare, madje edhe kur distanca sociale është e mundur. Vendimi merret mes rritjes së rasteve në qytetin e Lleida-s, ku autoritet mund të rikthejnë masa strikte.

Shqetësim ka edhe në rajonin italian të Venetos, ku janë identifikuar disa vatra të reja. Megjithatë në Itali situata vazhdon pozitive, dhe për herë të parë pas 137 ditësh, në terapinë intensive të një prej spitaleve më të prekura në qytetin e Bergamos, nuk ka asnjë pacient me koronavirus.

Për të përballuar situatën të gjithë banorëve mbi moshën 10-vjeçare u është kërkuar të testohen./Opinion.al

Pas