Bota

Pandemia COVID-19, mbi 2 milionë viktima në të gjithë botën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:14 - 15/01/21 |
Semiljana Azizi

Pandemia e koronavirusit ka kapur një tjetër shifër të lartë sa i përket numrit të viktimave.

Sipas universitetit “John Hopkins”, i cili ka monitoruar situatën epidemiologjike në gjithë botën, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë tejkaluar 2 milionë viktimat.

Renditja kryesohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pothuajse 390 mijë viktima, të ndjekur nga Brazili me rreth 200 mijë dhe India me 150 mijë viktima.

Sa i përket vendeve të Bashkimit Europian me më shumë humbje jete mbetet Italia, që ka kaluar sot 81 mijë viktimat. Ndërkohë, të infektuarit në botë me COVID-19 kanë kaluar shifrën e 93 milionë personave./Opinion.al

Pas