Ditën e sotme janë krijuar radhë të gjatë në pikën kufitare Greqi-Shqipëri. Sipas informacioneve, kjo situatë është shkaktuar pasi pala greke punon vetëm me një sportel.
Numri i makinave është i madhe nga krahu grek dhe për këtë arsye autoritetet vendosën që të shtohej dhe një sportel tjetër, por përsëri rrugët nuk janë liruar.
Ndërkohë, pala shqiptare ka vijuar punën me 3 sportele gjatë gjithë ditës dhe nuk janë krijuar radhë të gjata./ Opinion.al