Kronikë

Drogë, armë dhe para, arrestohen babë e bir në Fier



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:43 - 30/07/22 |
Opi Nion

Policia e Fierit ka arrestuar një 47-vjeçar dhe djalin e tij, pasi akuzohen për veprimtari të ndryshme kriminale.

Në pranga kanë rënë Arshi Hoxhaj, 47 vjeç dhe djali i tij Eltjon Hoxhaj, 24 vjeç banues në Kreshpan, Fier, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër Damirel Hoxhaj, 23 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Policia ka sekuestruar 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 163 bimë narkotike, 2 armë gjahu pa leje, 40.800 euro, 3000 dollarë dhe 2 automjete.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Pas