Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pa asnjë lloj shpjegimi, Selamiu tregon si e la nusen me fustanin e bardhë në ditën e dasmës

2024/01/21 at 3:29 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pa asnjë lloj shpjegimi, Selamiu tregon si e la nusen me fustanin e bardhë në ditën e dasmës

Nisi si një histori dashurie, me gjetjen e shpirtit binjak, por rrethanat dhe rregullat e kohës, nuk ishin në favorin e tyre. Rrëfimi i Selamiut, në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ka lënë disa fytyra të habitura dhe të befasuara. Është një tregim i gjatë, ndaj do ju sugjeronim ta lexonit me vëmendje.


Selamiu e filloi historinë me punën që ka bërë më para, pasi kjo është një pikë thelbësore e asaj që ndodh më vonë. Ai ka punuar në Shërbimin Inteligjent të Ushtrisë, një detyrë tepër sekrete, aq sa edhe familjarët nuk ishin në dijeni për këtë pjesë të fshehtë të jetës së tij.

Sigurisht, kjo e bënte atë shumë të kujdesshëm në marrëdhënie me femrat, por erdhi një moshë ku edhe ai vetë duhet të ndërtonte familjen e tij, ndaj njohu një vajzë, emrin e së cilës nuk e zbulon në studio.

Sipas Selamiut, kur je ushtar dhe duhet të lidhësh jetën me një person tjetër, biografia e këtij të fundit ka shumë rëndësi, madje në atë kohë, miratohej nga Komiteti i Partisë dhe Ministrisë. Kur u kryen të gjitha procedurat, ai mund të vazhdonte jetën i lumtur me vajzën që dashuronte. Vetëm se nuk përfundoi në këtë mënyrë!

Pas 1 viti fejesë, Selamiu dhe vajza vendosën të martohen. Ata organizojnë dasmën e tyre dhe në “ditën e madhe” Selamiu merr lajmin që i ndryshoi trajektoren e jetës. Ai tregon në rubrikën “Ka një mesazh për ty” se kur iku për të marrë leje, drejtori i Zbulimit i tha: “Kjo dasmë nuk mund të bëhet”.

Vajza kishte një problem në biografi dhe kjo e bënte të vështirë procesin. Ai duhet të zgjidhte: ose të martohej dhe të merrte parasysh pasojat, ose ta linte nusen me fustan të bardhë, pa dhëndurë, e pa asnjë shpjegim.


Selamiu: Bëhet fjalë për 50 vjet përpara, në ‘73-shin. Gati 1 vit fejesë, shkonim si rasti i parë, veçanërisht familja ime bënte shumë, ishte shumë e lidhur me këtë vajzë. Edhe unë isha shumë i lumtur që gjeta, si të thuash, shpirtin tim binjak. Erdhi momenti do martoheshim. Dasma në familjen time kishte filluar, vajza ishte veshur me fustan të bardhë. Kur shkoj të marrë lejen, më thotë drejtori i Zbulimit: “Më vjen keq, por ka një problem. Kjo dasmë nuk duhet të bëhet!” I thashë unë: “Drejtor, si ka mundësi? Njerëzit e mi kanë nisur dasmën”. Se ne në Korçë e fillojmë dasmën që të enjte. “Edhe atje”, i thash unë, “janë njerëzit e vajzës, se vajza është veshur me fustan të bardhë. Si ka mundësi?” Tha: “Ka një problem Selamik që ne nuk ta themi, por ti duhet ta gjykosh vetë. Ne nuk të detyrojmë që të ndahesh. Nuk është e drejta jonë, në asnjë mënyrë. Por në qoftë se ti do ndahesh, ke përkrahjen dhe mbështetjen tonë dhe shteti po bënë investime për ty. Në qoftë se ti nuk do të ndahesh, atëherë përgjegjësia bie mbi ty”. 

Momenti ishte shumë i vështirë zoti Ardit. Një djalë 22-23 vjeç, për pak sekonda i çova të gjitha ndërmend. Vendosa që të mbaj anën… që të ruaja edhe veten dhe atë vajzën, vendosa që të ndahesha. Por kërkova një ndihmë, sepse mund të krijohen edhe shqetësime. “Po”, thanë, “atë problem e zgjidhim ne. Do të tëndihmojmë ne”. Dhe bën një telegram që dasma do shtyhet; djali është me shërbim jashtë shtetit. Shqetësimi i parë ishte në familjen time, që çfarë i kishte ndodhur djalit, o është dëmtuar fizikisht, o është në burg. Ndërsa andej nga ana tjetër, shkoi llafi që dasma do të shtyhet. Ato thanë: “Çfarë ka ndodhur?” Vajza ishte prekur, shqetësuar natyrisht. Tani gjatë kësaj kohe që u mor njoftimi nga prindërit e mi, e ndërprenë dasmën. U bënë përpjekje që të sqaroheshe, si ishin rrethanat. Flasim me një dajën tim, e kisha ushtarak në divizionin e Korçës, Udhëheqja e Ministrisë, dhe thonë: “Selamiu është nën kujdesin tonë. Me atë vajzën, me atë familjen që jeni lidhur, kanë një problem dhe nuk ta shpjegojmë dot tani, por të lutem dajë të bësh të gjitha përpjekjet atje me familjen e Selamiut që tek njerëzit e vajzës mos të ketë asnjë shqetësim. Sepse janë të dyja anët që kanë mbështetjen tonë”. /tvklan.al

 

 



Ju sugjerojmë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Kronikë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19 Qershor, 2026 3:02 pm
Para
Disa persona e përplasën me makinë dhe e dhunuan brutalisht me shkopinj bejsbolli, ndërron jetë 18 vjeçari

Disa persona e përplasën me makinë dhe e dhunuan brutalisht me shkopinj bejsbolli, ndërron jetë 18 vjeçari

Kanceri i mushkërisë dhe lëkurës, më të përhapurat

Kanceri i mushkërisë dhe lëkurës, më të përhapurat

Reshjet intensive të dëborës, policia rrit prezencën në akset rrugore dhe qendrat urbane

Reshjet intensive të dëborës, policia rrit prezencën në akset rrugore dhe qendrat urbane
















TE FUNDIT

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
19 Qershor, 2026

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban, sipas një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}