Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ozersk, qyteti i fshirë nga hartat dhe me privilegje për banorët

2019/07/21 at 12:21 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ozersk, qyteti i fshirë nga hartat dhe me privilegje për banorët

Thellë në pyjet e gjera të maleve Urale në Rusi ndodhet qyteti i ndaluar Ozersk. Pas dyerve të mbrojtura dhe telave me gjemba ndodhet një vend enigmë që duket sikur ekziston në një dimension tjetër.


I njohur me kodin ‘Qyteti 40’, Ozersk është vendi ku lindi projekti i armëve bërthamore në Bashkimin Sovjetik pas luftës së dytë botërore. Për dekada, qyteti me 100 mijë banorë nuk figuronte në harta dhe identiteti i popullsisë në të ishte fshirë nga censuset e Bashkimit Sovjetik.

Sot, liqenet piktoreske, lulet shumëngjyrëshe dhe rrugët me pemë anash, i japin Ozersk pamjen e një qyteze të viteve 50 në Amerikë.

Banorët e dinë të vërtetën që uji i tyre është i kontaminuar, kërpudhat dhe frutat janë helmuese dhe që fëmijët e tyre mund të jenë të sëmurë. Ozersk dhe zona përreth është një nga vendet më të kontaminuar në planet dhe shpesh herë referohet si “varreza e Tokës”

Megjithatë shumica e rezidentëve nuk duan të largohen. Ata besojnë se janë “të zgjedhurit” e Rusisë, madje janë krenarë që janë qytetarë të një qyteti të mbyllur. Ai është vendi ku ata kanë lindur, janë martuar dhe kanë ndërtuar familjet e tyre. Aty kanë varrosur eshtrat e prindërve të tyre dhe në disa raste të fëmijëve.

Më 1946, Bashkimi Sovjetik nisi në sekret të plotë ndërtimin e Qytetit 40 përreth stacionit nuklear Mayak, në brigjet e lumit Irtyash. Aty do të jetonin punëtorët dhe shkencëtarët e ardhur nga gjithë vendi për të drejtuar programin nuklear sovjetik dhe në fund të ndërtonin një bombë bërthamore.

Për tetë vitet e para, banorëve i ndalohej të largoheshin nga qyteti, të shkruanin letra ose të kishin kontakt me botën e jashtme, përshirë edhe me anëtarë të familjeve të tyre. Ata që ishin zhvendosur aty ishin shpallur të humbur nga të afërmit e tyre, si të ishin zhdukur nga hiçi.

Ndërsa shumica e popullsisë në Bashkimin Sovjetik vuanin nga uria dhe kushtet e rënda të jetesës, autoritetet krijuan një parajsë për këta banorë, duke i mundësuar disa privilegje.

Atyre ju dhanë apartamente private, ushqim me bollëk, përfshi lukse si banania, qumësht i kondensuar dhe havjar. Shkolla të mira, shërbim mjekësor, një hapësirë e madhe për zbavitje dhe aktivitete kulturore, të gjitha në pyllin anës lumit krijonin një ambient që ngjante me përrallat e Andersenit.

Në këmbim banorët ishin urdhëruar të ruanin sekretin për jetën dhe punën që bënin. Është marrëveshja së cilës i binden edhe sot, në një qytet ku e gjithë Rusia depoziton materialet e demontuara.

Por kjo marrëveshje ka patur pasoja vdekjeprurëse. Për vite me radhë, lidershipi politik dhe shkencor i Bashkimit Sovjetik nuk tregoi efektet që ekspozimi ndaj radiacionit ekstrem ka në shëndetin e banorëve dhe fëmijëve të tyre

Ata punuan dhe jetuan afër kompleksit bërthamor Mayak, nën kushte shumë të rrezikshme. Që prej viteve 40’, njerëzit kishin filluar të sëmureshin dhe vdisnin nga ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj radiacionit ekstrem

Banorët e ‘qytetit 40’ kanë qenë viktima të një numri incidentesh nukleare, përfshi katastrofën Kyshtym më 1957, që ishte aksidenti bërthamor më i madh në botë përpara se të ndodhte Çernobili. Autoritetet sovjetike i mbajtën sekret të gjitha.

Një nga liqenet në afërsi të qytetit është kontaminuar aq shumë nga plutoniumi sa që banorët e kanë quajtur “Liqeni i Vdekjes” ose “Liqeni Plutoniumit”. Përqendrimi i radioaktivitetit aty raportohet të kalojë 120 milion kyri, 2.5 herë sa sasia e radiacionit të lëshuar në Çernobil.

Në periferi të Ozersk ndodhet një tabelë e madhe “ndalim kalimi” ku shkruhet në anglisht dhe rusisht me shkronja të kuqe “Kujdes!!!”. Të huajt dhe rusët që nuk janë banorë ende nuk mund të hyjnë në qytet pa leje nga FSB (shërbimi sekret rus) dhe filmimi në zonë është rreptësishtë i ndaluar.

Megjithatë, banorëve të Ozerskut iu lejohet të largohen më një leje speciale dhe gjithashtu i lejohet të largohen përfundimisht nëse duan të mos kthehen më kurrë. Shumë pak e bëjnë këtë gjë, pasi kjo do të thoshte për ta humbje e privilegjeve të të qenit banor i qytetit të mbyllur. /Opinion.al

Etiketa: ozerskqyteti 40rusi


Ju sugjerojmë

Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Kryesore

Protesta e qytetarëve, Rama: E drejtuar nga mendje të liga, po dëmton turizmin

15 Qershor, 2026 10:32 am
Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa
Bota

Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa

15 Qershor, 2026 9:54 am
U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020
Kronikë

U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

15 Qershor, 2026 9:51 am
“Epsteinin e mbytën, nuk u var”, mjeku që ndoqi autopsinë kërkon rihapjen e hetimit
Bota

Zbulohen detaje të reja, kush ishin personat që lidhnin vajzat me Epstein?

15 Qershor, 2026 8:51 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Bota

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

15 Qershor, 2026 8:25 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Mirditë

15 Qershor, 2026 8:22 am
SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës
Bota

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës

15 Qershor, 2026 8:19 am
“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
Aktualitet

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

14 Qershor, 2026 10:56 pm
Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
Aktualitet

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

14 Qershor, 2026 8:53 pm
Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
Kryesore

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

14 Qershor, 2026 8:27 pm
Para
Zidane: Bale shumë pranë largimit, do ishte mirë për të gjithë

Zidane: Bale shumë pranë largimit, do ishte mirë për të gjithë

Stafi i del kundër Victoria Beckham-it

Stafi i del kundër Victoria Beckham-it

Kryetari i KLP: SPAK nis në shtator, ja pse duhet besuar

Kryetari i KLP: SPAK nis në shtator, ja pse duhet besuar
















TE FUNDIT

Protesta e qytetarëve, Rama: E drejtuar nga mendje të liga, po dëmton turizmin

Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
15 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e qytetarëve të cilët kërkojnë largimin e tij. Një postim të...

Lexo më shumë

Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa

Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa
15 Qershor, 2026

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, përshëndeti marrëveshjen e arritur midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit...

Lexo më shumë

U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020
15 Qershor, 2026

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Mësohet se Valter Lleshi është vrarë me...

Lexo më shumë

Zbulohen detaje të reja, kush ishin personat që lidhnin vajzat me Epstein?

“Epsteinin e mbytën, nuk u var”, mjeku që ndoqi autopsinë kërkon rihapjen e hetimit
15 Qershor, 2026

Publikimi i miliona faqeve dokumentesh nga dosja e Jeffrey Epstein po hedh dritë mbi mënyrën se si ai krijonte kontakte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}