InstaBIZ

Stafi i del kundër Victoria Beckham-it


               Publikuar në : 13:18 - 21/07/19 |
xhu lia

Ish-pjesëtarja e grupit “Spice Girls”, Victoria Beckham  është kthyer në një nga emrat më të suksesshëm në industrinë e modës.

Megjithatë kohët e fundit duket se gjërat në fushën profesionale kanë disa probleme për Victorian. Mësohet se shumë persona nga stafi i saj janë irrituar pasi, Beckham ka punësuar kohët e fundit shumë evropianë dhe jo britanikë në poste të rëndësishme.

Ato janë zënë nga francezë dhe italianë dhe duket se një problematikë të tillë e kanë bërë të ditur në media.

“Victoria krenohet që është një biznesmene britanike dhe përkrah vendin e saj, prandaj pse nuk ofron ajo më shumë vende pune për ata që e kanë mbështetur që nga fillimi?”,- ka thënë një person brenda kompanisë së saj për “The Sun”.

Mësohet se ajo ka punësuar të paktën 4 persona nga Europa në 6 muajt e fundit dhe prandaj stafi i saj nuk është i kënaqur.

Sipas mediave të huaja linja e re e produkteve të saj kozmetike do të vinte në bashkëpunim me një drejtor arti francez të quajtur Ezra Petronio./Opinion.al/

Pas