Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion”, në Tv Klan, do të diskutohet për konfliktin e përshkallëzuar në Lindjen e Mesme, ku më 28 shkurt, Izraeli së bashku me SHBA-të, nisën një ofensivë të gjerë ushtarake ndaj Iranit, i emërtuar “Operation Lion’s Roar”.
Çfarë do të ndodhë në vijim të këtij konflikti? A do të ketë zgjidhje? Cilat do të jenë pasojat? Këto e shumë të tjera do të diskutohen sot në “Opinion”, përmes të ftuarve: Gerta Zaimi , Agim Nesho, Ermal Jauri, Ben Andoni, Redi Shehu
Në lidhje të drejtpërdrejtë do të jenë: Drita Abdyli, Evis Nure, Ermal Kaleci, Kristian Cuku
Sot, 2 mars 2026, shënohet dita e tretë e bombardimeve, ku ka pasur shumë humbje jete, përfshirë dhe liderin suprem Iranian, Ajatollah Ali Khamenein. Si reagim, një ditë më parë, forcat iraniane kryen sulme të shumta me raketa balistike dhe dronë ndaj territoreve izraelite dhe bazave amerikane në rajon, përfshirë goditje në Tel Aviv, ku u raportuan viktima civile dhe të plagosur. Në të njëjtën kohë, shpërthime dhe sulme u regjistruan në qytete si Dubai, Doha dhe Manama, ku u synuan objektiva ushtarake dhe bazat e partnerëve të SHBA-ve në Lindjen e Mesme.

















