Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arsyet përse efekti i luftës në Iran mund të jetë një “mundësi e artë” për Putinin

2026/03/03 at 6:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

Teksa tregjet e energjisë u tronditën nga lufta me Iranin, Vladimir Putin lëvizi shpejt. Brenda pak orësh foli me Mohammed bin Salman në Arabinë Saudite, me emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al-Thani, me Mohammed bin Zayed në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me mbretin e Bahreinit Hamad bin Isa Al-Khalifa. Janë liderët që kontrollojnë OPEC-un dhe që sapo kishin vendosur rritje të prodhimit të naftës. Ku është problemi? Me Ngushticën e Hormuzit të mbyllur, ajo sasi nuk del dot në treg.


Rusia ka hall tjetër. Nuk e rrit dot prodhimin, sepse nxjerrja ka rënë nën 10 milionë fuçi në ditë për herë të parë pas vitesh, nga impiantet e vjetruara. Por Moska ka diçka në dorë: një flotë të tërë cisternash “hije” me rreth 150 milionë fuçi të grumbulluara nëpër dete, që presin blerës për shkak të sanksioneve.

Dhe këtu, sipas analizës, Putini sheh rastin e artë. Me naftën dhe gazin rus politikisht të paprekshëm deri dje, Kremlini po dërgon sinjal të qartë edhe drejt SHBA-ve: na lini të shesim hidrokarburet për të frenuar shpërthimin e çmimeve globale, në mënyrë që inflacioni të mos godasë votuesit tuaj në Perëndim.

Kirill Dmitriev, i dërguari i Kremlinit, e tha hapur në X: është koha për kontrata afatgjata për gazin e lëngshëm rus. Madje ironizoi edhe drejtueset e BE-së, Ursula von der Leyen dhe Kaja Kallas, duke i akuzuar për politika të shkurtra që, sipas tij, sjellin pasoja negative.

Paradoksi është se Bashkimi Europian edhe para krizës blinte më shumë gaz të lëngshëm nga Rusia sesa nga Katari. Sipas të dhënave të Bruegel, në janar importet europiane nga Rusia ishin katër herë më të larta se ato nga Katari. Megjithatë, ishte pikërisht ndalimi i prodhimit në Katar, pas goditjeve nga Teherani, që çoi në rritjen e çmimeve të gazit në Europë.

Tregjet reaguan menjëherë. Bursa kryesore e Moskës u rrit me 1.3%, ndërsa tregjet europiane ranë. U rritën edhe bursat e vendeve prodhuese si Brazili dhe Kanadaja, si dhe Shangai, me Kinën që për momentin duket më pak e ekspozuar ndaj tronditjeve në Europë dhe Lindjen e Mesme.

Sa do të zgjasë kjo valë? Për momentin, tregjet sillen sikur presin një konflikt të shkurtër. Nafta është rikthyer në nivelet e qershorit të kaluar, ndërsa gazi mbetet poshtë nivelit të një viti më parë. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë luftës 12-ditore me Iranin në 2025 dhe çmimet ranë sapo armët pushuan.

Por kur do të pushojnë këtë herë, këtë nuk e di askush. As presidenti Donald Trump./CorrieredellaSera



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

Konflikti Pakistan-Afganistan, goditen talebanët

Konflikti Pakistan-Afganistan, goditen talebanët

Berisha në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë

Berisha në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}