Emisionet

Opinion/ Negociatat, po apo jo Shqipërisë?


               Publikuar në : 11:15 - 18/10/19 |
geliano fataj

Mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” me drejtues Blendi Fevziun u diskutua rreth hapjes ose jo të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të ftuar në studio për të folur rreth qëndrimeve të vendeve evropiane lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishin analisti Tomor Alizoti, analisti Mustafa Nano, gazetari Mentor Kikia Pedagogia në Universitetin e Tiranës Iris Luarasi dhe Drejtori e News24 dhe gazetës Panorama Robert Rakipllari.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Brukseli, gazetarja Erisa Zyka konfirmoi për emisionin “Opinion” se Presidenti i Francës, Macron nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij, për “Jo” hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Më pas gjatë emisionit u realizua një lidhje direkte me ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, i cili ndër të tjera theksoi se vitin e fundit nuk është bërë ajo që duhej për hapjen e negociatave.

Një lidhje tjetër direkte u realizua edhe me Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se përgjegjësia e LSI është kur i dha votat Partisë Socialiste në vitin 2013./Opinion.al/

Pas