Kronikë

Merret peng nën kërcënimin e armës 31-vjeçari në Burrel


               Publikuar në : 11:49 - 18/10/19 |
xhu lia

Një 31-vjeçar në Burrel është marrë peng nga 5 persona për shkak të një konflikti të hershëm mes tyre. Për shkak të ndërhyrjes së policisë 31-vjeçari me iniciale A.H është liruar, ndërkohë që ka rënë në prangat e policisë njëri nga pengmarrësit, 3 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 1 tjetër po hetohet në gjendje të lirë.

Sipas policisë në pranga ka rënë 32-vjeçari me iniciale S.L i cili banon në Burrel dhe në kërkim janë shpallur 31-vjeçari me iniciale  S. L, 34-vjeçari me iniciale L. I dhe 24-vjeçari me iniciale  M. B të gjithë banues në Burrel.

Ndërkohë po procedohet penalisht personi me iniciale I.K, në shtëpinë të cilit u mbajt 31-vjeçari. Policia ka bërë të ditur se për shkak të një konflikti të hershëm dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë marrë me forcë në automjet 31 vjeçarin dhe më pas e ka dërguar në banesën e I. K., në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur nga policia arma e zjarrit tip kallashnikov model 56, me 15 fishekë dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i përdorur për të kryer rrëmbimin.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe minicioneve luftarake”./Opinion.al/

Pas