Emisionet

Opinion/ A mund të na i rivendosë Holanda vizat me Europën?


               Publikuar në : 18:18 - 19/04/19 |
el ida

Mbrëmjen e 18 prillit në ‘Opinion”  u diskutua lidhur me parlamentin holandez i cili votoi me një shumicë votash një mocion ku i kërkon Komisionit Europian pezullimin e lirë të shqiptarëve në Shengen.

Edhe pse Komisioni Europian do të thotë fjalën e fundit, u diskutua nga se nisi ky vendim i paprecedent, kërcënimin e vizave, arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi, dhe mbi aktivitetin kriminal të grupeve shqiptare në Holandë e Belgjikë, si dhe reagimet e deputetëve holandezë dhe atyre shqiptarë.

Në pjesën e dytë të programit u diskutua lidhur me grabitjen në Rinas, pistat e reja, dhe hijet e dyshimit mbi ekzekutimin e Admir Murataj.

Ndërsa në pjesën e tretë, në historinë e së enjtes, u shfaq një kronikë mbi një risi teknologjike, siç është televizori i ri i LG, i cili ndryshe mund të quhet televizori magjik.

Të ftuar për të diskutuar lidhur me çështjet ishin, Artan Hoxha, Klodiana Lala, Lorenc Vangjeri, Rovena Voda, Mark Marku, Shemsi Prenci dhe Vincent Triesti.

Për më shumë ndiqni emisionin e plotë në videon e mëposhtme:

Pas