Aktualitet

Trafikonin drogë, arrestohen dy shqiptarë në Greqi


               Publikuar në : 18:44 - 19/04/19 |
Opi Nion

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Chania të Kretës, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 39 dhe 40 vjeç, por identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur.

Dy shqiptarët u arrestuan gjatë një operacioni policor, ku iu sekuestruan 7.6 kg kanabis, të ndara në 7 pako.

Sipas mediave vendase, policia ka ushtruar kontroll në banesën e 40-vjeçarit, ku u gjendën dhe 1150 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i kundraligjshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu një makinë dhe dy motorë, të cilat përdoreshin nga shqiptarët si mjete transporti për drogën./ Opiniona. E.Xh.

Pas