Politikë

Hajdari: Bojkoti i zgjedhjeve, vetëvrasje politike


               Publikuar në : 19:03 - 19/04/19 |
Opi Nion

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari përmes një postimi në “Twitter”, ka përsëritur edhe njëherë nevojën për organizimin e zgjedhjeve në 30 qershor.

Deputetja është shprehur kundër bojkotit të zgjedhjeve nga partitë opozitare, duke e cilësuar si vetëvrasje politike.

 “Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, si një alternative opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar dhe e korruptuar qoftë ajo.

Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet”, shprehet Hajdari./ Opinion.al E.Xh.

Pas