Bota

Presidenti braktis zyrën, gjen dy gjarpërinj brenda saj


               Publikuar në : 19:20 - 19/04/19 |
Opi Nion

Presidenti i Liberisë, George Weah, ka vendosur të braktis zyrën e tij, pasi brenda saj u gjendën dy gjarpërinj.

Weah, vijon punën si kreu i shtetit nga banesa e tij private, shkruan BBC.

Lajmin e gjetjes së dy zvarranikëve në zyrën e presidentit e konfirmoi dhe Sekretari i Shtypit Smith Toby .

Po ashtu, për shkak të frikës së zvarranikëve punonjësit e tjerë nuk do të shkojnë në punë deri në më 22 prill.

Ministria e Jashtme mori një vendim duke i kërkuar stafit që të qëndrojë në shtëpi derisa sa të bëhej pastrimi i plotë i ndërtesës.

Zyra e presidentit është vendosur në Ministrinë e Jashtme në Liberi, pasi një zjarr në vitin 2006, dogji rezidencën presidenciale./ Opinion. al E.Xh.

Pas