Bota

Operohet Papa Françeskut, mjeku: Shkoi mirë, do qëndrojë 5 ditë në spital


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:16 - 04/07/21 |
Opi Nion

Papa Françesku ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale këtë të diel në poliklinikën Gemelli në Romë. Sipas mediave italiane, Ati i Shenjtë iu nënshtrua një operacioni të planifikuar për një stenozë divertikulare të zorrës së trashë.

Ndërhyrja kirurgjikale, e kryer nga Profesor Sergio Alfieri, ka shkuar mirë, ndërsa 84-vjeçari do të qëndrojë në spital të paktën pesë ditë.

Mediat italiane shkruajnë se Papa Françesku mbërriti në Spitalin Gemelli rreth orës 15:00 pasdite, i shoqëruar nga shoferi dhe një bashkëpunëtor i ngushtë.

Ndërkaq, Papa Françesku ka njoftuar se planifikon ta vizitojë Hungarinë dhe Sllovakinë gjatë muajit shtator. Ai konfirmoi pjesëmarrjen e tij në një ngjarje fetare në Budapest më 12 qershor dhe tha se të njëjtën ditë do të udhëtonte për në Sllovaki. Vatikani njoftoi se Papa Françesku do të vizitojë Bratisllavën, Presovin, Kosicen dhe Sastinën./Opinion.al

 

Pas