Aktualitet

Operacioni ‘Shpirti’, Soreca: Lufta kundër krimit afron Shqipërinë me BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:29 - 02/07/21 |
Opi Nion

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, ka reaguar pas finalizimit të operacionit ndërkombëtar të drogës të koduar ‘Shpirti”.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE.

“Një operacion tjetër i rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe  trafikimit ndërkombëtar të drogës në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë falë bashkëpunimit të madh midis DIA SPAK dhe Policisë së Shtetit me mbështetjen e Eurojust. Rezultatet 38 persona të arrestuar dhe pasuri me vlerë miliona euro të sekuestruara. Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE”, shkruan ambasadori.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga një prokuror dhe disa zyrtarë të tjerë./Opinion.al

 

Pas