Kronikë

Operacioni “Plumbi i artë”, sekuestrohet një dron ushtarak


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:18 - 25/05/22 |
Opi Nion

Vlerat e larta monetare dhe ekzekutimet e dhunshme nuk janë të vetmit tregues të fuqisë së  8 grupeve kriminale të goditura në Shqipëri pas rrëfimit të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt.

Sofistikimi në mënyrën se si përgatiteshin atentatet është një tjetër pikë e vënë në dukje nga hetuesit.

Ndërkohë gjatë operacioneve të kryera, burimet i thanë Tv Klan se është gjetur edhe një dron ushtarak, i cili përdoret për vëzhgime, megjithëse ky nuk është i vetmi funksion i tyre.

Grupi hetimor është duke kryer verifikimet nëse pajisja është përdorur për ndonje ngjarje.

Një makinë e blinduar gjithashtu është sekuestruar gjatë këtyre operacionit, i cili ka vijuar prej disa ditësh më synimin për të arrestuar në Elbasan Talo Çelën.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme deri më tani kanë çuar para drejtësisë për këtë dosje 32 persona për dhjetra vjedhje me dhunë dhe vrasje me pagesë./Tv Klan

Pas