Kronikë

37-vjeçarja shqiptare vritet me thike në mes të rrugës në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:19 - 25/05/22 |
Opi Nion

Një 37-vjeçare shqiptare është qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Raguza, të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarja ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Gruaja u qëllua me thikë në orët e para të pasdites në Vittoria, në provincën e Raguzës. 37-vjeçarja shqiptare u godit me thikë në rrugë dhe u gjet nga punonjësit e 118.

37-vjeçarja ka marrë disa goditje të njëpasnjëshme me thikë. Ndërkohë pavarësisht nxitimit për ta transportuar për në spital, Bruna ka mbërritur e pajetë në duart e mjekëve.

Tashmë agjentët e mjekësisë ligjore janë duke punuar në zbardhjen e ngjarjes së rëndë, rindërtimin e dinamikës së sulmit dhe identifikimin e autorit./Opinion.al

Pas