Aktualitet

Video/ Tifozit holandez i vihen prangat teksa hynte në stadium


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:31 - 25/05/22 |
Opi Nion

Ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin “Air Albania”, ku do të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

Teksa po raportohej live, kamera e Klan News ka fiksuar momentin e arrestimit të një tifozi të Feyenoord. Ai kishte arritur të kalonte kordonin e parë të policisë, por më pas i janë vënë prangat.

Ende nuk dihet arsyeja e arrestimit të këtij tifozi.

Ndërkaq mësohet se tifozët i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta të sigurisë. Ata duhet të jenë të pajisur me biletën, ndërsa do të kontrollohen që të mos marrin me vete sende të forta si dhe monedha.

Pas