Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar,mes të arrestuarve punonjës policie dhe 1 prokuror


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:04 - 02/07/21 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë Shqipëri-Itali  i zhvilluar ne disa shtete përfshirë edhe Shqipërinë.

Mësohet se mes të arrestuarve janë pesë punonjës policie dhe 1 prokuror të dyshuar për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Sipas news 24 ndaj prokurorit është lëshuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Mësohet se bëhet fjalë për një prokuror të Prokurorisë së Vlorës.

Operacioni po zhvillohet në disa shtete Shqipëri, Mal i Zi, Spanjë e Itali. Po ashtu është urdhëruar edhe konfiskimi i disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kapin vlerën e disa milionave eurosh.

Përveç fenomenit të korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, u zbardh i gjithë “zinxhiri i furnizimit” të drogës në lidhje me kultivimin, prodhimin, grumbullimin, magazinimin dhe dërgesën në brigjet e Puglias.

Dyshohet se në shënjestër është vendosur një grup që trafikonte drogë e pastronte para teksa në pranga kanë rënë edhe zyrtarë të shtetit që kanë shpërdoruar detyrën e kanë bërë korrupsion.

Operacioni italo-shqiptar ka ardhur si rrjedhojë e zhvillimeve hetimore të operacioneve  të mëhershme të kryera në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias Italiane të Barit./Opinion.al

Pas