Aktualitet

Aspironte të bëhej pjesë e SPAK, ja platforma e prokurorit të arrestuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 02/07/21 |
Opi Nion

Prokurori, Maksim Sota i prangosur sot nga SPAK, aspironte që të bëhej pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Ai ka kandiduar, madje në 17 korrik të vitit 2019  ka shpalosur edhe platformën e tij para këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sota ka thënë se nëse do të bëhej pjesë e SPAK kjo strukturë do të ketë hetime shumë më të mira.

“Unë kam mbi 10 vjet i emëruar si prokuror në Vlorë.  Unë kam hetuar dosja nga të gjitha veprat penale, nga më të vështirat deri te ato më të thjeshtat. Një nga arsyet kryesore që paraqita kërkesën për të qenë kandidat i Prokurorisë së Posaçme sepse kam qenë gjatë gjithë karrierës sime i predispozuar për të hetuar, në kuptimin e plotë të fjalës hetim dhe jo thjesht si rutine pune.

Nuk mendoj ta mbyll karrierën si prokuror i thjeshtë. Unë ndjej më shumë kënaqësi kur kam hetuar dosje vërtet të vështira. Mendoj se nëse unë bëhem pjesë e SPAK kjo strukturë do të ketë hetime  më të mira”, tha Sota para Këshillit të Lartë të Prokurorisë më 17 korrik 2019./Opinion.al

Pas